Lajme

Ish shefi ekzekutiv i PTK-së reagon pas ngritjes së aktakuzës, ky është sqarimi i tij

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 21 October 2020

Të mërkurën Prokuroria Themelore në Prishtinë bëri të ditur se është ngritur aktakuzë ndaj ish kryeshefit ekzekutiv të Postës dhe Telekomit të Kosovës, Shyqri Haxha.

Ai po dyshohet për veprën penale “Lidhja e kontratës së dëmshme”, shkruan Gazeta inFokus.

E pas kësaj ka reaguar edhe vetë ish kreshefi ekzekutiv i PTK-së, Haxha i cili ka thënë se ky është qëndrimi i tij në lidhje me këtë aktakuzë:

-Advertisement-

Ky është reagimi i tij:

Lidhur me lajmin e publikuar ne media ky eshte qendrimi im:

Dukumetet me fakte jane ne arkive te PTK-se ku zyrtar kompetent ligjor dhe pershkrues jane:

Gezim Pajazit Auditor i Brendeshem

Sebahedin Ramaxhiku Drejtor i Legales

Xhevdet Smakiqi Menaxher Ligjor per Çeshtjet Ligjore dhe Rregullatorit dhe antaret e bordit te cilet kane qen kategorik qe projekt MOS te nderpritet, I ftoj keta zyrtar te deklarohen rreth ketij projekti.

Keta zyrtar me lart me deshmi/shkrim i kane derguar permes KE, pra zyres sime, dhe bordit sqarimet ligjore qe nderprerja e kesaj kontrate me AMDOCS me vendim te njeaneshem te Ministrit te Ekonomise dhe Financave z. Ahmet Shala qe e detyron PTK te ndererje kontraten pas permbylljes se procedurave te prokurimit dhe nenshrimit te kontrates do te rrezikoi te i shkaktoi deme milioneshe PTK-se. Kontrata kishte filluat qysh ne vitin 2007, te gjitha procedurat e prokurimit kishin perfunduar pa asnje shkelje, e nenshkruar nga drejtori i prokurimit dhe e publikuar ne media per gjithe procesin e prokurimit dhe dhenjes se kontrates companis se cekur me lart. Pasi jane kry te gjitha keto procese te rregullta, ky projekt eshte nderpre…edhe pas largimit tim nga PTK bordi dhe menagjmenti kane punuar ngusht me qeverin qe MOS ta ndalin kete projekt sepse PTK pa kete projekt nuk kishte mundesi te oftoj sherbime te avancuara dhe te konkuroj me IPKO-n dhe operator tjere.

Kjo kerkese e menaxhmentit te PTK-se dhe bordit te PTKs nga ana e Ahmet Shales u injorua me qellim apo apo me dashje nuk e di, por nderprerja eshte bere nga ministri i cekur bashk me qeverin ne emer te privatizimit te deshtuar. Pra faji kryesor i nderprerjes se kesaj kontrate jane ata qe demtuan PTK ne vazhdimesi me vendime strategjike te demshme per PTKn.

Sipas eksperteve implementimi i saj pra, i plaformes se faturimit nga kompania me renome nderkombetare AMDOCS do ta rriste kapacitetin cilesine dhe sigurine e sherbimeve te PTK, ku synim kryesor kishim ate kohe mbajtjen lider te PTK-se ne Kosove dhe rajon per sa i perket produkteve dhe sherbimeve, me siguri Ahmet Shala duhet ti pergjigjet secilit zyrtar shtetit dhe drejtesise se pse e detyroi PTK-ne qe ta nderpreje kete projekt sipas eksperteve te dobishem dhe ne favor te PTK-se.

Ekspert e faturimit ne PTK gjithashtu e kane deshmuar se sa i doemosdoshem ka qen nje projekt i till. Nderprerja e ketij projekti por edhe projekteve tjera ka demtu rende PTKn.

Per ata qe nuk e din ky vendim i njeanshem i ministrit Ahmet Shales qe ta nderpreje kete kontrate te PTK-se, pas largimit tim nga PTK e ka derguar PTK ne Arbirtrazhin e Londres dhe nga kerkespadia prej 18 milion eurosh PTK ja nga vendimi i Arbirtrazhit te Londres per vendimin e qeveris permes ministrit e Ahmet Shales ka paguar rreth 10 milion euro kurse projekti ka deshtuar ne dem te PTK se. Jo vetem ky projekt por edhe projekti i fijeve optike, Post Bankes, dhe projekteve tjera ka demtu vleren e PTKs rende. Pra u ndalen projekti njeanshem ne emer te ‘PRIVATIZIMIT’ te PTK-s dhe Privatizimi nuk ndodhi kurr, dhe prap vazhdoj nderprerja e ketij projekti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera