Ish-sekretari mohon akuzat për keqpërdorim në OVL UÇK
Autori: Gazeta inFokus
23:24 | 26 August 2026
Ish-sekretari i OVL UÇK-së, Ramadan Gashi, ka mohuar akuzat e Nasim Haradinaj për keqpërdorim me fondet e organizatës së veteranëve.
Në një paraqitje televizive, Haradinaj akuzoi kryetari e kësaj organizate, Hysni Gucati, se ka keqpërorur fondet e OVL UÇK-së
Sipas Haradinajt, njohuri për këto keqpërdorime ka pasur edhe sekretari i OVL-së, Ramadan Gashi.
Mirëpo sipas një reagimi të Gashit, deklaratat e Haradinajt janë trillime
“Të aludosh se kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, qenka zënë “duke vjedhur” dhe se sekretari qenka larguar nga puna për këtë arsye, është jo vetëm një trillim me dashje, por një fyerje për çdo normë morale e njerëzore. Për sqarim të opinionit publik, Sekretar gjatë asaj periudhe kam qenë unë, Ramadan Gashi. Dhe të gjitha këto pretendime dhe trillimet i hedh poshtë me argumente dhe fakte se nuk ka pasur asnjë keqperdorim në OVL UCK. Asnjë fjalë, asnjë pretendim dhe asnjë aludim i Nasimit nuk qëndron. Nasimi duhet ta kujtojë mirë një gjë, ishte pikërisht ky Hysni Gucati ai që në mandatin e tij të parë e mori dhe e bëri nënkryetar të OVL-së së UÇK-së”, ka thënë Gashi.
Sipas tij, Haradinaj duhet t’i lë anash inatet persoanle dhe nuk duhet ta njëllosë OVL UÇK-në.
“Inatet personale, mllefet e papjekura dhe etja për vemendje mediale duhet të lihen anash kur flitet për organizatën dhe njerëzit që i kanë dalë zot këtij vendi. E vërteta është vetëm një dhe ajo nuk mund të ndryshohet nga askush,nuk nund ti pershtatê askuj cfardo pretendemi që ka dhe se une me kompetenc e argumentoj dhe e mbroj para cdo individi apo institucioni se Organizata ka vepruar sipas Ligjit dhe se nuk ka asgjë për të thënë askush lidhur me punën dhe poziten time”, thuhet në reagimin e Gashit

T� tjera
-
Ky është parashikimi i motit për nesër
Nesër në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell, e vranësira lokale dhe rral...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të martën, në rend dite edhe Projektligji për Buxhetin 2027
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të martën, më 17 nëntor, në orën...
-
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të martën, këto janë zonat që preken
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar ...
-
Kënga nacionaliste serbe në Forumin e BE-së për zgjerimin shkakton polemika
Gjatë Forumit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, pas fjalimit të presidentes...
-
Çmimi i arit bie në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025
Çmimi i arit ra sot në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025, pasi forcimi ...
-
Gashi-Hamdiu: Nga viti 2021, Kosovës iu shtuan vetëm 30 megavatë
Ajrina Gashi-Hamdiu, ish-anëtare e Bordit të Drejtorëve të Operatorit të Sist...
-
Shkoi në punë në ëmbëltore, kur doli nuk e gjeti veturën – Mitsubishi zhduket në Dardani të Prishtinës
E parkoi veturën pranë vendit të punës, por kur doli ta kontrollonte, ajo ish...
-
Time Kadrijaj: A po keni rrymë? Neve na mbyti terri, ky është veç fillimi
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar lidhur me ndërprerjet e energ...
-
Probleme teknike në bankat e mëdha amerikane, mijëra klientë raportojnë vështirësi në aksesimin e llogarive
Klientët e Bank of America, JP Morgan Chase, Wells Fargo dhe disa bankave të ...
-
Mustafa: VV e mohonte që Kosova tregton rrymë nga Serbia, sot e ndaluan importin
Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka komentuar masat e Qeverisë për çështjen ...
-
Importi i lartë rrezikon shtrenjtimin e rrymës
Rritja e konsumit dhe importit të energjisë elektrike në Kosovë po i shton sh...
-
Aksidenti tragjik në Gjermani, Latifi ngushëllon familjet e dy të rinjve që humbën jetën
Lajmi i rëndë për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga Komuna e Rahovecit në ...

































