Lajme

Ish-presidenti Meta mbërrin në GJKKO

Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 23 October 2024

Ish-presidenti Ilir Meta ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme GJKKO ku pritet të njihet me masën e sigurisë.

Seanca për vlerësimin e kushteve të zbatimit të masave të sigurisë të lëshuara më 20 tetor nga Gjykata e Posaçme, nga gjyqtari Erjon Çela, pritet të nisë në orën 9 e 30 minuta.

Të pranishëm pritet të jenë tre prokurorët, Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi të cilët kanë bashkuar tre procedimet që lidheshin me emrin e ish-presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, sa i takon çështjes së CEZ DIA, hetimit pasuror të familjes Meta, por edhe lobimit të ish-LSI në SHBA.

-Advertisement-

Ish-kryetari AKEP Piro Xhixho ndaj të cilit është vënë masa e sigurisë arrest në shtëpi, gjithashtu ka mbërritur në ambientet e GJKKO.

Bashkë me Metën dhe Xhixhon në GJKKO do të paraqiten edhe Monika Kryemadhi dhe E. Ç.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera