Ish-presidenti i United hedh “bombën”: Ronaldo? Egoist! Messi, lojtar skuadre!
Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 10 April 2019
Presidenti i Manchester United nga viti 1980-2003, Martin Edwards në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” ka hedhur disa “shashka” më shumë në lidhje me konkurrencën që është mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.
“Kam parë për së gjalli të luajnë fenomene si Pele dhe Di Stefano, por mund të them se Messi është nivel tjetër, nuk ka më të mirë se ai”, tha Edwards.
Ronaldo erdhi tek United sapo u larguar ju, si iu duk?
“Kur e pashë për herë të parë ishte 18 vjeç, ishte kundër Bolton në gusht dhe isha i emocionuar. Ai bëri shumë lëvizje me topin, ne këta i quajmë ‘poni që bëjnë truqe”, që do të thotë kuaj me aftësi të veçanta, që dëshiron të shkëlqejë, të hyjë dhe të bëjë goditje magjike. Ishte si një vetëtimë. Më pas u zhvillua më tej, por ne nuk mund ta imagjinonim këtë”, tha ish-presidenti i United për përshtypjet e para rreth CR7.
Gjithsesi ai shpjegoi se Ronaldo mbetet një lojtar që mendon më shumë për veten e tij, ndërkohë që Messi merr përsipër të gjithë lojën e skuadrës dhe angazhohet në të gjitha drejtimet.
Edwards tha se këtë sezon favoritë për të fituar Champions League mbetet Barcelona dhe Manchester City, ndërsa pas tyre vjen Juventus, por nuk përjashton as Liverpool. Ndërkohë që për kundërshtar në këtë fazë do të kishte preferuar Porto ose Tottenham, gjithsesi shtoi se ndeshja e së mërkurës në “Old Trafford” do të jetë përcaktuese.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...