Lajme

“Ish presidenti i turpëruar i Kosovës pritet të dalë para gjyqit në fillim të vitit 2023”, Grenell i reagon ashpër gazetës “Daily Beast”

Autori: Gazeta inFokus 18:27 | 20 December 2022

Ish-emisari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka bërë një reagim të ashpër pasi gazeta e njohur amerikane ‘Daily Beast’ ia ka dedikuar një shkrim ish-kryeprokurorit të Gjykatës Speciale, Jack Smith, duke folur për ‘punën e efektive’ të tij ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, që po akuzohet për krime lufte në Hagë.

“Ish presidenti i turpëruar i Kosovës pritet të dalë para gjyqit në fillim të vitit 2023”, ishte shkrimi ‘Daily Beast’.

E për këtë, së pari ka reaguar vetë gazetari hulumtues që punon në këtë gazetë, Jose Pagliery.

-Advertisement-

“Disa media kanë profilizuar Jack Smith. Askush nuk e shqyrtoi punën e tij në Evropë. Madje shumica e identifikuan gabimisht gjykatën ndërkombëtare ku ai punoi. Pas disa javësh duke raportuar, The Daily Beast hedh një vështrim të parë nga afër në historinë e tij mbresëlënëse dhe të diskutueshme”, shkroi ai në Twitter.

Madje, ai i referohet Hashim Thaçit si një “president mafioz dhe nacionalist i Kosovës”, i cili shprehet se “u rrëzua nga ish-kryeprokurori Smith në Hagë”.

“Ai (Jack Smith) rrëzoi presidentin mafioz, nacionalist të Kosovës dhe kundërshtoi akuzat për një ndjekje politike”.

Megjithatë, me këto akuza tejet të rënda nuk u pajtua Grenell.

Sipas ish-ambasadorit amerikan në Berlin, shkrimet e gazetarit Pagliery janë veç trillime e asgjë tjetër.

“Kjo pjesë është trillim. Jose ka aftësi të tmerrshme kërkimore. Kush e ka redaktuar këtë pjesë? Presidenti Hashim Thaçi ulet në Hagë pas 2 viteve të manipulimeve politike të Jack Smith – ai e paditi Thaçin vetëm pasi u informua nga Departamenti i Drejtësisë”, shkroi Grenell.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera