Lajme

Ish-ministri i Arsimit: S’kemi sinjale të mira se viti shkollor do të nisë me furnizim me tekste

Autori: Gazeta inFokus 08:27 | 06 August 2024

Ish-ministri i Arsimit, Jonuz Salihaj ka kritikuar institucionin që dikur e drejtonte, për vonesë në përgatitjet për furnizim me tekste shkollore për nxënësit.

Salihaj ka thënë se nuk po sheh ndonjë angazhim nga MASHTI që viti i ri shkollor të nisë normalisht sa i përket furnizimit me tekste shkollore.

“Nuk po shoh shenja të mira që edhe ky vit shkollor ka me filluar në mënyrë normale sa i përket furnizimit me tekste, kur dihet se edhe cilësia e teksteve lë për të dëshiruar, atëherë qysh në fillim lajmërohet një lloj krize, ku tekstet shkollore janë një burim i rëndësishëm i dijes. Është burim ligjor. Mosfurnizimi me kohë me tekste shkollore është shkelje e rëndë e të drejtave të fëmijëve. Sinjalet janë të këqija”, ka thënë ai në Tëvë 1.

-Advertisement-

Salihaj ka thënë se mënyra e subvencionimit të teksteve shkollore që ka zgjedh MASHTI nuk është e duhura dhe është vështirë e kontrollueshme sa i përket keqpërdorimeve.

MASHTI vitin e kaluar kishte subvencionuar tekstet shkollore për nxënësit duke ua transferuar prindërve paratë në llogari bankare.

Kjo ishte bërë pasi MASHTI kishte thënë se shtëpitë botuese kishin rritur çmimet për tekste shkollore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera