Ish-kryetari i VV-së analizon dorëheqjet e fundit, pse e konsideron këtë moment të volitshëm?
Autori: Gazeta inFokus 21:32 | 09 September 2022
Numri i largimeve nga partia në pushtet po rritet dita-ditës. Shumë nga ta, pakënaqësitë e tyre ndaj Vetëvendosjes i kanë shprehur edhe në llogaritë e tyre në rrjetin social Facebook. Disa prej tyre, partisë së Albin Kurtit iu drejtuan si “organizatë islamofobësh”.
Për këto largime nga partia, analisti politik, Visar Ymeri problemin ia lë strukturave qendrore.
Ymeri përmendi dy probleme kryesore në këtë proces.
“Të gjithë ne e kemi gjykuar, me të drejtë, dështimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për ta kaluar Kodin Civil dhe veçanërisht gjuhën e përdorur nga deputetët e këtij subjekti që e quan veten socialdemokrat. Në shikim të parë një fushatë e tillë duket parimore. Por i ka disa probleme brenda. E para (jo për nga rëndësia) është qasja selektive. Pra po pengohen kandidatët potencial për strukturat lokale të partisë, ndërkohë që qartazi problem madhor është në strukturat qendrore. Në grupin parlamentar në këtë rast.
Për më tepër se kaq, pse nuk shtrihet çështja e mospërputhshmërisë ideologjike në një shumësi fushash tjera. Përveç të drejtave të komunitetit LGBTQ që janë shumë të rëndësishme, a nuk do të duhej të ishte po aq e rëndësishme për një subject socialdemokrat që t’i ketë të gjithë anëtarët që ndajnë të njëjta vlera dhe parime? P.sh si mundet një parti socialdemokrate ta ketë ministër një person që qartazi dhe haptazi deklaron se është i djathtë sikur Hekuran Murati?”, tha ai.
Ai tha se problemi i dytë është problem madhor procedural.
“Nga ato që kemi dëgjuar deri tash nga kandidatët potencial duket sikur një ndërhyrje arbitrare në procesin zgjedhor që e cënon një prej parimeve të rëndësishme të demokracisë së brendshme partiake e që është barazia e anëtarëve. Pra nëse ka shpërputhje me vlerat bazë të subjektit politik atëherë personi i caktuar nuk mund të jetë as anëtar e jo vetëm t’i pamundësohet kandidatura për t’u zgjedhur në post partiak”, tha Ymeri.
Tutje Ymeri situatën e vlerësoi si një mundësi për Kurtin që në strukturat organizative të partisë “të instalojë njerëz të dëgjueshëm”.
“Por kjo që po ndodh shpërfaq të vërtetën e LVV-së së vonë – mishmashi ideologjik. Kur ishte në opozitë mospajtimet ideologjike futen lehtë nën rrogoz përmes heshtjes në tema të ndjeshme. Por kur je në qeverisje duhet vepruar. Dhe veprimi në politik është përcaktim ideologjik. Prandaj në pushtet mospajtimet ideologjike fillojnë të bëhen të dukshme, dhe mishmashi fillon të shpërbëhet. Përtej kësaj situatat e tilla janë të përkryera për të instaluar njerëz të dëgjueshëm nëpër secilën strukturë organizative të partisë, gjë që e konfirmon fuqinë e pozitës së Liderit. Mishmashi ideologjik është krijuar për pushtetin e Liderit. Tash ‘homogjenizimi ideologjik’ e ka të njëjtin qëllim dhe funksion”, përfundoi ai për Periskopin.
Kujtojmë se pas fillimit të procesit të zgjedhjeve për kryetarë të qendrave të Vetëvendosjes nëpër komunat e Kosovës shpërthyen pakënaqësi dhe filluan dorëheqje nga partia. Deri tani numri më i madh është në komunën e Lipjanit, derisa po raportohet edhe për largime tjera.
Të tjera
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...
-
Gjeneral Jashari: FSK mbështet Ukrainën në përballje me agresionin e Rusisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Kurti pritet nga Baerbock, kërkon mbështetjen gjermane deri në anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Ja...
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...
-
Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, gjobitet me 300 euro
Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku...
-
Gjermania e bindur se Brukseli do të ecën drejt heqjes së sanksioneve pas votimeve në veri
Me organizimin e procesit të votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve aktual...