Lajme

Hoti: Qeveria emëron anëtaren e Bordit të OShP-së pa konkurs publik

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 30 April 2024

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka shkruar në Facebook se ‘Qeveria nuk pyet për ligj apo praktika të mira të vendimmarrjes’.

“Në vendimet që lidhen me prokurimin, Qeveria nuk pyet për ligj apo praktika të mira të vendimmarrjes. Siç raportohet nga tri organizata të shoqërisë civile, Qeveria e ka emëruar një anëtare të Bordit të OSHP-së pa konkurs të hapur. Kuvendi e ka miratuar këtë pa asnjë kundërshtim, siç është bërë praktikë. Disa qeveri me radhë kishin nënshkruar marrëveshje me Ambasadën Britanike, ku bordet dhe udhëheqësit e institucioneve të pavarura përzgjidheshin përmes konkursit publik, pavarësisht se si definohej me ligj. Kjo praktikë e mirë kishte për qëllim zgjedhjen e profesionistëve në këto institucione vitale të shtetit”, ka shkruar Hoti.

Më tej ai ka shkruar se kjo praktikë u hodh poshtë pa asnjë hezitim nga qeveria që ” promovon transparencën dhe drejtësinë”.

-Advertisement-

“E vërteta është se: (i) tenderët njëburimorë, (ii) pagesa e avanceve për shpenzime kapitale dhe (iii) mbyllja për publikun e procedurave të prokurimit janë tri problemet kryesore në prokurim gjatë mandatit të kësaj qeverie. Këto probleme potencialisht mund të kushtojnë miliona euro për buxhetin e Kosovës. Unë pres që Zyra Kombëtare e Auditimit t’i auditojë në detaje të gjitha këto raste dhe t’i prezantojë të gjeturat në raportet audituese për 2023, të cilat duhet të publikohen së shpejti”, shkruan Hoti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera