Ish-kryediplomatja: Nuk kemi asnjë njohje, Kosova ka dështuar në politikën e jashtme
Autori: Gazeta inFokus 19:01 | 29 December 2023
Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj ka deklaruar se Kosova gjendet në prag të mbylljes së një viti të vështirë.
Ajo ka theksuar faktin se çakoordimi i plotë i institucioneve deri te mungesa e një konsensusi nacional, vendi po shfaq një skenë politike të tensionuar dhe të papërcaktuar.
Kështu është shprehur ajo në Dukagjin, ku po diskutohej lidhur me diplomacinë kosovare që nuk ka sjellur asnjë njohje për Kosovën sivjet.
“Jemi dëshmitar të një çakoordimi komplet të institucioneve të vendit si dhe të mungesës totale të një konsensusi nacional. Jemi duke e parë një punë të mangët të Kuvendit të Kosovës kur shumica e nismave ligjore dhe ligjeve ngecin për shkak të mungesës së kuorumit”, ka thënë Ahemtaj.
Tutje ajo ka theksuar se asnjë gjë dhe asnjë parametër pozitiv nuk është duke e shënuar mbylljen e këtij viti për ta ushqyer politikën e Jashtmë të vendit.
“Nuk kemi asnjë njohje, nuk kemi avansuar në asnjë process për anëtarësimin e Kosovës në Organizata Ndërkombëtare, ne flasim për anëtarësim në BE ndërkohë që Bashkimi Evropian na ka sanksionuar”, vijon ajo.
Sipasj saj në secilin sektor dhe segment të politikës së jashtme, Kosova ka dështuar.
“Rreziku i lënies në harresë, Bashkimi Evropian vitin e ardhshëm do të jetë në zgjedhje sikurse ShBA-të, dhe për një kohë ne do të lihemi komplet anash për më tepër e dëgjoja vazhdimisht kërkesën që të na hiqen sanksionet, por kur pasi Bashkimi Evropian nuk do ta kthën kokën dhe të mendon nga Kosova”, ka thënë Ahmetaj.
Tutje ajo së fundi ka uruar për liberalizimin e vizave për Kosovn duke theksuar faktin se ky është një sukses i vonuar i Kosovës.
“Liberalizimi i vizave është sukses i vonuar i Kosovës dhe jo më pak për fajin tonë për shkak se ne vet e kemi penguar në disa raste, ne e kemi mbajt peng qytetarin e vendit që të mos ta gezojë këtë të drejtë deri më tani”, ka përfunduar Ahmetaj.
Të tjera
-
Vranësira e reshje bore – Parashikimi i motit për fundjavë
Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore....
-
“Në rastin e Banjskës spitali i Mitrovicës s’kishte as penjë” – Deputetja Rrezarta Krasniqi me kritika të forta për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar m...
-
Virusi i ri kinez mbërrin Shqipëri? – Mjekët thonë se ende nuk ka raste të konfirmuara
Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë d...
-
Kërkohet hetim ndërkombëtar për vrạsjet në qytetin e Cetinjes
Asambleja Komunale e Cetinës kërkoi të premten që personat përgjegjës për sig...
-
Hetimi për sụlmin në Ibër-Lepenc, Verma: FBI po punon me agresivitet për të gjetur sụlmuesit, që ata të japin llogari
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Kosova, pjesëmarrëse në takimin e 15-të në selinë e NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës
Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/...
-
Java e ardhshme me temperatura tipike dimërore, IHMK: Kujdes në komunikacion
Gjatë fundjavës pritet të marrë mot i vranët dhe me reshje bore. Nga Insti...
-
Ferat Shala në Komoran: Ky vit është një vit i fitores të Partisë Demokratike
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Shpresojmë që normalizimi Kosovë-Serbi të çojë te njohja e ndërsjellë, thotë Richard Verma
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Daut Haradinaj në Gjilan: Numri 137 është numri që e nisi dhe do ta përfundojë autostradën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
27-vjeçi ra në lumë në fund të vitit të kaluar, FSK-ja s’e gjeti as sonte
Policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar n...
-
Haradinaj për gratë kosovare: Bartëset e vërteta të ndryshimit dhe zhvillimit
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me gra...