Lajme

Ish-këshilltari i Albin Kurtit e krahason punën e tij me atë të Edi Ramës

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 13 July 2022

Ish-këshilltari i kryeministrit Kurti, Shkëlzen Gashi, pemës një postimi ka bërë një krahasim të punës së kryeministrit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë në javët e fundit, shkruan Gazeta Infokus.

Gashi ka bërë një krahasim të shtatë postimeve të fundit të dy kryeministrave shqiptarë.

Në shtatë postimet e fundit Rama ka publikuar punën e tij ku përfshihen ndërtimi i rrugëve, spitaleve dhe shtëpi për familjet e prekura nga tërmeti.

-Advertisement-

“Shtatë postimet e fundit të Kryeministrit Edi Rama në FB:

1. Rruga e Memiasit në Berat

2. Pesë tunele në nyjën kryesore të ish-sheshit Shqiponja dhe nënkalimi te Zona e Astirit

3. Ndërtimi i Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut

4. Përfundimi i rrugës së Vlorës

5. Përfundimi i Spitalit Infektiv në Tiranë

6. 150 shtëpi të reja për familjet e prekura nga tërmeti, e për pak ditë edhe 49 të tjera

7. Përfundimi i Kantierit DRSHTRR Korçë”, ka shkruar Gashi.

Gjithashtu, ish-këshilltari i Kurtit ka përmendur edhe shtatë postimet e fundit të shefit të Qeverisë së Kosovës, ku për dallim nga kryeministri shqiptar në këto postime nuk flitet për ndërtime të rrugëve apo spitaleve.

Në shtatë postimet e fundit të Kurtit figurojnë përkujtime e urime.

“Shtatë postimet e fundit të Kryeministrit Albin Kurti në FB:

1. Përkujtimi i 27 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë

2. Urimi për festën e Kurban Bajramit

3. Diskutimi në tryezën: Evropa juglindore – A mund të ketë stabilitet dhe prosperitet në rajon?

5. Urimi për 4 korrik 1861 (Pavarësia e Shteteve te Bashkuara te Amerikes)

6. Kryeministri fotografohet me vëllezërit Beqiraj në Sopijë derisa ata korrin 15 hektarë grurë

7. Urimi për 2 korrik të vitit 1990 (Deklarata Kushtetuese për Republikën e Kosovës)”, ka shkruar Gashi./Gazeta Infokus/

LEXO EDHE: Edi Rama VS Albin Kurti: Kush punoi më shumë në 100 ditët e fundit të qeverisjes

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera