Sport

Ish-futbollisti i United krahason Antony me CR7

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 26 April 2023

Antony u transferua verën e kaluar nga Ajax te Manchester United për shifrën e 95 milionë eurove. Braziliani u konsiderua si një goditje e madhe nga ana e “Djajve të Kuq”, mirëpo duket se sulmuesi anësor ende nuk është përshtatur me Premier League dhe deri diku ka zhgënjyer pritshmëritë.

Kritikat nuk kanë munguar në raport me 23-vjeçarin me Antony që në 18 ndeshje ka shënuar vetëm katër gola. Së fundmi, për Antony flet edhe ish-lojtari i Manchester United, Gordon Strachan i cili shprehet se braziliani e tepron me mbajtjen dhe numrat me topin në këmbë. Në këtë aspekt, Strachan thekson se Antony i ngjason Ronaldos në periudhën e parë kur mbërriti në Manchester duke zbuluar se portugezit ia bënë të qartë të mos bënte më shumë numra seç duhej me topin.

“Antony më kujton Cristiano Ronaldon edhe pse asnjëherë nuk është mirë që të bëhen krahasime. Më duket se Antony ka shumë besim tek vetvetja, por nuk është aq i mirë sa Ronaldo. Antony e ekzagjëron me mbajtjen e topit. Kur Ronaldo mbërriti në fillim te United, ishin disa veteranë të cilët ia bënë të qartë se nuk duhet të bënte më shumë numra seç duhej me topin dhe se aftësitë duhej t’i përdorte në zonat ku i shërbenin skuadrës.

-Advertisement-

Për mua është në rregull nëse driblimet, numrat me topin shkojnë në favor të skuadrës, por nëse e bën për spektaklin personal atëherë është e kotë. Është pak a shumë ajo që bën Neymar, ai e bën për show. Lojtarët e mëdhenj bëjnë numra me topin, turpërojnë kundërshtarët, por i shërbejnë në fund ekipit.

Ronaldo e kuptoi këtë në fillimin e karrierës dhe ende e di mirë këtë pjesë. Kemi parë gjëra të bukura nga Antony e pranoj, por ndonjëherë është më mirë të jesh një shok që ndihmon kolegët e tu në fushë”, u shpreh Strachan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera