Sport

Ish futbollisti i Juventusit, “Maradona ishte i çmendur në kokë”

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 30 November 2020

Ish futbollisti i Juventusit, Ciro Ferrara, ka folur rreth vdekjes së legjendës Maradona, shkruan Gazeta inFokus.

Maradona vdiq të mërkurën e kaluar pas një sulmi në zemër, në moshën 60 vjeçare.

Ai vlerësohet si një dër me të mirët e të gjitha kohërave, madje jo rrallë herë edhe më i miri.

-Advertisement-

Por, ish mbrojtësit të Juves dhe Napolit kjo nuk i bën përshtypje, pasi thotë se Diego ka paguar për gabimet që ka bërë.

“Jam prekur nga vdekja e tij, këto janë çaste të vështira. Në fillim nuk doja të flisja, por pastaj e pashë të nevojshme të flas për një bashkë lojtar dhe mik të madh.

Të gjithë jemi të pikëlluar për atë që ka ndodhur. Jam i sigurt se Diego është ndier i qetë dhe në paqe. U rrita më të dhe kam kujtime të paharrueshme me të.

Ai është miku im dhe gjithmonë e kam mbrojtur, por ai pagoi për gabimet e veta. Dikush thotë se Diego ishte hero, unë them se heronjtë janë të përkryer, ata nuk bëjnë gabime. Diego ishte antihero.

Përkundër dobësive, ai u bë më i miri i të gjitha kohëve. Ai ishte i çmendur në kokë” tha Ferrara për Bobo Vierin në Tëitch.

Kujtojmë që Maradona ishte i akuzuar për pedofili dhe ishte abuzues i drogës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera