Sport

Ish-futbollisti, i cili nuk vraponte dot pa bërë seks!

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 14 May 2019

Trajner i madh italian, Arrigo Sachi, i cili e bëri të lavdishëm Milanin në fund të viteve ’80 e në fillim të fiteve ’90, i ftuar në një emision në Rai 1, është kthyer më shumë se 30 vite pas në kohë duke, kujtuar një episod të veçantë me protagonistë ish-presidentin, Silvio Berlusconi, dhe holandezin e famshëm Ruud Gullit.

Ishte vitit 1988 dhe presidenti, për të fituar titullin kampion në Serinë A, u kërkoi futbollistëve të hiqnin dorë për një muaj nga jeta seksuale.

“Belusconi kërkoi që për një muaj futbollistët të mos bënin seks, por Gullit tundi kokën në shenjë mospajtimi. Unë ktheva sytë menjëherë nga Gullit e ai sërish tundte kokën. I thashë: president, Gullit dëshiron të të thotë diçka. U ngrit me madhështinë dhe autoritetin e tij fizik dhe i tha se nuk mund të vraponte në fushë nëse s’do të bënte seks.”

-Advertisement-

Atë sezon, Milani, gjithsesi, arriti të shpallej për herë të parë kampion i Italisë në erën “Berlusconi”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera