Lajme

Ish-deputeti i Vetëvendosjes rehatohet si këshilltar i Ministrit

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 02 December 2017

Një ish-deputet i Lëvizjës Vetëvendosje së fundi është rehatuar në Ministrinë e Drejtësisë.

Bëhet fjalë për ish-deputetin e Vetëvendosjes në legjislaturën e katërt, Afrim Kasollin, i cili është emruar këshilltar i Ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahirit.

Kasolli tashmë figuron edhe në web faqen e Ministrisë së Drejtësisë, si këshilltar i ministrit.

-Advertisement-

Kasolli njihet për deklaratat e ashpëra kundër ish-kryeministrit Hashim Thaci, në kohën kur ai nënshkruajti marrëveshjet në Bruksel me Serbisë për integrimin e pjestarëve të MUP-it serb në Policinë e Kosovës si dhe për cështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Kasolli, kthesën e madhe në politikë e bëri kur kaloi nga Lëvizja Vetëvendosje, ku kishte shkuar si pjestarë i shoqërisë civile, në Partinë Demokratike të Kosovës, në vitin 2014. Kreu i atëhershëm i kësaj partie Hashim Thaci, të cilin Kasolli e kishte kritikuar shumë nga ulësja e Kuvendit, e prezantoi si një perforcim të madh të ekipit të tij, Misioni i ri. Thaçi, prezantimin e Kasollit e kishe bërë të shoqëruar me një fotografi ku të dytë shiheshin të pajtuar krah njëri tjetrit.

Më poshtë Gazeta Express sjell disa prej përplasjeve të Afrim Kasollit me Hashim Thaçin dhe zyrtarët e tjerë të PDK’së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera