Rozë

Ish bashkëshortja i del në mbrojtje Stallones

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 20 November 2017

Ish bashkëshortja e Sylvester Stallone, Brigitte Nielsen, ka thënë që nuk ka asnjë mundësi që Stallone të ketë sulmuar seksualisht vajzën 16 vjeçare në Las Vegas, kjo ngaqë ai ishte me të gjatë tërë kohës.

Një vajzë e ka akuzuar Stallone që ka sulmuar seksualisht në vitin 1986, kur ajo ishte 16 vjeçe, në një dhomë të hotelit Vegas Hilton, ku sipas saj Stallone e ka detyruar të performoj seks oral përderisa truproja e tij e ka dhunuar.

E Nielsen ka thënë që gjatë verës së 1986-ës ata ishin të sapomartuar dhe se ishin të pandashëm. Ajo ka thënë që gjatë ditës e shikonte Stallone duke xhiruar e më pas hanin darkë e shkonin në dhomë.

-Advertisement-

Sipas saj kjo ngjarje nuk mund të ketë ndodhur ngaqë në asnjë moment nuk ishte dikush në dhomën e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera