Ish ambasadori i Kosovës në Francë: Fitorja e Macron do të jetë më mirë për Ballkanin Perëndimor

Autori: Gazeta inFokus
22:02 | 24 April 2022
Profesori universitar dhe ish ambasador i Kosovës në Francë, Muhamedin Kullashi, komentoi zhvillimet e fundit pas mbylljes së votimeve në Francë.
Ish diplomati Kullashi ka thënë se fjala është për dy programe politike shumë të ndryshme.
“Ndryshime të mëdha në disa fusha të rëndësishme edhe ne politiken e brendshme dhe atë në rrafshin ndërkombëtar, raportet ndaj bashkësisë ndërkombëtare, raportet ndaj NATO-s edhe për çështje të brendshme politike”, tha ai.
“Edhe sa i përket ligjeve dhe disa vlerave të rëndësishme politike që janë në traditë të Francës”.
Programi të cilin e propozon Le Pen, Kullashi tha se nënkupton ndryshime mjaft të rëndësishme edhe të Kushtetutës edhe të disa ligjeve që kanë të bëjnë më liritë dhe të drejtave të individëve.
Ish ambasadori kosovar thotë se se do të ishte paradoksale që një presidenti i ri si Le Pen ta nxjerr Francën nga Bashkimi Evropian, edhe nëse do të fitonte ajo.
“Ne mund të supozojmë se sigurisht se do të ketë ndryshime edhe politikën e jashtme sepse Le Pen për këto çështje që janë të brendshme dhe që lidhen me Kushtetutën, këto ligje lidhen me politiken e jashtme vetvetiu”, tha ai.
Ai tha se disa prej normave të rëndësishme juridike dhe politike të BE-së janë marrë nga kjo traditë politike e Francës, prej deklaratave të të drejtave të njeriut, e deri te disa Kushtetuta.
Sa për presidentin aktual, Macron, ish ambasadori Kullashi tha se do të jetë më mirë për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Varet nga programi politik, varet nga presidenti. E dimë me çka kemi të bëjmë dhe cili është orientimi”, tha ai në RTK.
“Ju e dini që Franca në vitin 99 nuk ka qenë ne NATO e megjithatë te presidenti i Francës, kur ka shkuar çështja e intervenimit në Kosovë, ai e ka marrë vendimin si president i Francës”.
Të tjera
-
Adriana Matoshi reagon ndaj rastit të Festës së Abetares në Pejë: E pa tolerueshme
Aktorja dhe deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi ka reaguar ndaj rastit...
-
Publikohet raporti për rastet e reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 16 r...
-
Kjo është gjendja e dy të plagosurve në Klinë
Pak më parë Gazeta Infokus, raportoi për të shtëna me armë në Klinë. Nga k...
-
Konjufca priti në takim presidentin e Malit të Zi
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim presid...
-
Policia jep detaje për gjuajten me armë në Klinë, plagosen dy persona
Pak më parë Gazeta Infokus raportoi për një plagosje në Klinë, shkruan Gazeta...
-
Apeli anulon vendimin e ZRRE-se për shtrenjtimin e tarifave të rrymës
Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për ...
-
Shtëpia e Bardhë lëshon komunikatë për takimin e Kurtit me këshilltarin e Biden
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme është...
-
Erdogan: Aleatët e NATO-s duhet të respektojnë shqetësimet e Turqisë
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha këtë mëngjes se ai pret që aleatët e...
-
Vajza e Hysni Gucatit: Presim brenda 15 ditëve të bëhet ankesa
Vajza e Hysni Gucatit, Ariana Gucati ka folur për KosovaPress pas vendimit të...
-
Ushtari rus i akuzuar për krime lufte pranon fajësinë
Një ushtar rus në gjyq për krime lufte në Ukrainë është deklaruar fajtor për ...
-
Plagoset një person në qendër të Klinës
Një person është plagosur me armë zjarri para disa minutave në Klinë. Sipa...
-
Krasniqi për dënimin e Gucatit dhe Haradinajt: Drejtësia herëdokur do ta gjejë rrugën e vet të vërtetë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas dëni...