Sport

Isco: Ndjejmë ankth në Bernabeu

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 21 September 2017

Iso ka zbuluar se Real Madridi shpesh ndihet nën ankth në Bernabeu kur nuk shënon herët para tifozëve.

Real Madridi pësoi mbrëmë humbje nga Betisi me rezultat 1-0 falë një goli të pranuar në momentet e fundit të ndeshjes.

Isco beson se kur Reali nuk shënon herët në shtëpi, atëherë gjërat komplikohen.

-Advertisement-

“Ne futemi në ankth nëse nuk shënojmë gol të hershëm”.

“Ka pasur kohë në të kaluarën ku kemi realizuar rikthime të jashtëzakonshme në minutat finale dhe kemi shënuar kur nuk kemi merituar, por ne nuk mund të mbështetemi në këtë”.

“Është më mirë që kjo po ndodh tani sa është herët sa nuk është bërë vonë. Ne duhet që të kthehemi nga situata të këqija”, potencoi Isco. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera