Isa Mustafa: Kosova ndodhet në gjendje të rrezikshme
Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 10 November 2018
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka ndarë preokupimin dhe bindjen e tij përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook”. Ai ka thënë se Kosova ndodhet në një gjendje të rrezikshme.
Mustafa ka përmendur disa pika për të cilat thotë se i duhet forcë për të dalë nga kjo situatë siç thotë ai shumë e rrezikshme për vendin.
Postimi i plotë i kryetarit të LDK-së Isa Mustafa:
Qytetarë të nderuar
Dua të ndaj me juve preokupimin dhe bindjen time se Kosova ndodhet në një gjendje të rrezikshme,
– Nga dialogu i pa bashkërenditur, pa platformë dhe pa legjitimitet demokratik dhe kushtetues;
– Insistimi ndërkombëtar dhe i institucioneve më të larta të vendit për dialog për marrëveshje përfundimtare me Serbinë, thua se gjatë këtyre viteve nuk është dialoguar apo është dialoguar kot, pa e bërë të qartë se si do të dukej Kosova pas kësaj marrëveshjeje;
– Nga sfidat për liberalizim të vizave, të formimit të ushtrisë; të implementimit të MSA-së; të agjendës së reformave evropiane; të anëtarësimit në Interpol me një qeveri që nuk përfaqëson shumicën, por që ka 7 apo 8 ministra me aktakuza;
– Nga Parlamenti që nuk funksionon në detyrën e tij themelore por është shndërruar në teatër të shfaqjeve të nivelit të ulët etik e gjuhësor;
– Nga mungesa e besimit ndërmjet forcave politike në njëra tjetrën për tu ballafaquar bashkërisht kundrejt synimeve të Serbisë dhe aleatëve të saj për ta zhbërë pavarësinë dhe shtetin e Kosovës, për ta ndarë Kosovën dhe ajo që mbetet t’i bashkëngjitet Shqipërisë;
– Nga pasojat e kauzave të rrejshme, popullizmit dhe protagonizmit, çmimin e të cilave po e paguajnë, jo akterët por, qytetarët e Kosovës. E që të gjitha këto na sollën në këtë gjendje të mjerueshme ku jemi, në izolim ndërkombëtar, në shtet të korruptuar, në humbjen e besimit të rinisë për të ardhmen e tyre, pa marrë parasysh kush çfarë pozite mban aktualisht.
Ne duhet të gjejmë forcë për të dalë nga kjo situatë shumë e rrezikshme për vendin. Një forcë e cila bazohet në mendje dhe veprime racionale; në logjikën shtetërore.
Të tjera
-
Ky është shteti që po dyshohet se rrëzoi aeroplanin ku vdiqën mbi 30 persona
Një avion i linjës Azerbaijan Airlines, i cili u rrëzua ditën e Krishtlindjes...
-
Kushtetuesja thotë se shkarkimi i Agron Bekës nga Kuvendi është në përputhje me Ligjin
Gjykata Kushtetuese, ka vendosur se vendimi i 15 dhjetorit të vitit 2023 i Ku...
-
Dështon mbledhja e KQZ’së, shkak mungesa e kuorumit
Ka dështuar mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shkak të mungesës...
-
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës arrin 4 milionë udhëtarë, e quan arritje historike
Të premten në Terminalin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashar...
-
Policia me detaje të reja për valixhen e dyshimtë në Ferizaj
Sot gjatë ditës në Ferizaj është raportuar për një valixhe të dyshimtë në rru...
-
Mbyllet Qendra e Mjekësisë Familjare në Dardani të Ferizajt, shkak mungesa e rrymës
Qendra e Mjekësisë Familjare në fshatin Dardani të Ferizajt, të enjten është ...
-
Çfarë dihet për rrëzimin e avionit në Kazakistan që vrạu 38 nga 67 personat në bord
Një avion i linjës së Azerbajxhanit është rrëzuar në Kazakistan duke vrarë 38...
-
Valixhe e dyshimtë në afërsi të një banese ndërtimi në Ferizaj, policia jep detaje
Sot gjatë ditës në Ferizaj është raportuar për një valixhe të dyshimtë në rru...
-
BQK: Kosovarët morën 768.9 milionë euro më shumë kredi sesa vitin e kaluar
Banka Qendrore e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media, ku ka rikapitul...
-
Ushtarët e KFOR-it kryejnë trajnime për kontrollin e trazirave të turmave në Kosovë
Ushtarët letonezë të misionit të KFOR-it në Kosovë kanë përfunduar trajnimin ...
-
Mbyllet institucioni paralel serb në Mitrovicë të Veriut
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se sot është mbyllur një...
-
“Qeveri e idhnakëve”: Jasharaj i SBAShK thotë se formularin për heqje dorë nga shtesat, Murati do ta aplikojë edhe ndaj sektorit publik
Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK ka folur për vendimin e Qeverisë që t’i ja...