Isa Mustafa gjenë kandidatin për kryeministër e që unifikon LDK-në
Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 15 May 2017
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, para vetës këto ditë ka një dilemë të madhe se kënd do t’a propozojë për kandidat për kryeministër pasi që vet ka deklaruar se ka hequr dorë nga një rikandidim për kreun e ekzekutivit të vendit.
Deri më tani janë përmendur disa emra të mundshëm për kandidatë të LDK-së për kryeministër përfshirë njerëz nga strukturat e vjetra të partisë si Lutfi Haziri e Agim Veliu apo edhe Avdullah Hoti nga njëra anë e deri tek emrat jashtë kësaj partie siç kishte qarkulluar në media edhe emri i Lumir Abdixhikut, ky i fundit si një pruerje e re i cili njihet si i afërt me liderin e kësaj partie Isa Mustafën, shkruan Inokusi.com
“Abdixhiku u prit mirë nga disa simpatizantë të LDK-së por si duket nuk gëzon mbështetje nga strukturat e vjetra të partisë të cilat mendojnë se brenda strukturave të kësaj partie ka kandidatura adekuate për të qenë kandidat dhe që LDK-ja nuk është në atë deregje që të sjellë emra nga jashtë për të ia besuar postin më të rëndësishëm për të cilën mbahen këto zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë një burim i portalit Infokusi.com
Në anën tjetër emrat tjerë të përfolur deri më tani të LDK-së si duket nuk janë në frymën e proklamuar nga vetë kreu i LDK-së Isa Mustafa, duke pasur parasysh moshën e tyre të angazhimit në pozita udhëheqëse dhe mbi të gjitha nuk unifikojnë pjesen tjetër të kësaj partie të cilët njihen si krahu “rebel” i partisë e të cilët kanë shprehur kundërshtimet e tyre prej kur LDK-ja zgjedhi për partner në bashkëqeverisje Partinë Demokratike të Kosovës, pas zgjedhjeve të fundit të 2014-ës.
Burime të portalit Infokusi.com brenda kësaj partie kanë thënë se në këto rrethana të krijuara, kreu i LDK-së po shqyrton mundësinë e kandidimit të një përsoni i cili unifikon partinë dhe paraqet një llojë simbioze ose urëlidhëse në mes të dy fraksioneve.
“Është pikërisht emri i Armend Zemajt i cili i përshtatet më së miri profilit të kandidatit të kërkuar në rrethanat në të cilat ndodhet aktualisht partia”, ka thënë për portalin Infokusi.com një burim brenda LDK-së.
“Armend Zemaj i përkiste grupit “rebel” të LDK-së, ka moshë të re dhe në anën tjetër përfaqësion edhe krahun tradicional pasi që është deputet i kësaj partie në tri legjislatura dhe njihet si person që përfaqëson krahun militant të partisë”, ka thënë ky burim i portalit Infokusi.
Si i tillë, Isa Mustafa po vlerson se pikërisht Armend Zemaj mund t’a rikthej unitetin e partis pas zhvillimeve të fundit ku ai vet u detyrua te tërhiqet nga gara si rezultat i divergjencave brenda partiake rreth kandidatures së tij.
Se a do të marrë miratimin e kryesisë së LDK-së, Zemaj, apo do të dalë ndonjë emër krejtësisht tjetër nga këta që janë përmendur deri më tani mbetët të shihet në 48 orët e ardhshme, kur edhe është afati i fundit që partitë politike t’i dorëzojnë zyrtarisht propozimet e tyre në KQZ./INFOKUSI.COM/
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...