Sport

Ironizoi vdekjen e Mbretëreshës, ish-futbollisti i City-t sulmohet nga tifozët

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 09 September 2022

Ish-futbollisti i Manchester City-t dhe West Hamit, Trevor Sinclair, aktualisht analist sportiv në stacionin radiofonik “TalkSPORT” ka marrë kritika të shumta nga tifozët e futbollit, që kërkojnë madje shkarkimin e tij nga puna, për një postim të pamenduar në Twitter për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeta II.

Ai postoi në rrjetin social një mesazh nëpërmjet të cilit u kërkonte njerëzve me ngjyrë (Black and Brown), se nuk duhet të vajtojnë për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Saj, sepse “racizmi ishte i jashtëligjshëm në Angli në vitet ’60, por u lejua të lulëzonte, kështu që pse duhet të vajtojnë “zezakët”?!

Tweet-i i Sinclair erdhi menjëherë pasi Buckingham Palace njoftoi vdekjen e Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeta II në moshën 96-vjeçare, të enjten në mbrëmje.

-Advertisement-

Tifozët nxituan ta kritikonin 49-vjeçarin dhe kërkuan që TalkSPORT ta shkarkojë ekspertin e futbollit. Sinclair e fshiu postimin, por tashmë gafa e tij është bërë virale në rrjet.

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy