Lajme

Ironike| Pas takimit me Mustafën, Weber thotë që në Kosovë duhet të vije gjenerata e re në krye

Autori: Halil Berisha 11:59 | 04 December 2019

Isa Mustafa, kryetari i LDK-së, njihet si një ndër politikanët më të vjetër në skenën politike të Kosovës.

Kjo jo veç në moshë por edhe në përvojë si politikan, shkruan gazeta inFokus.

Pavarësisht kësaj, pas takimit që Mustafa pati me Kryetarin e Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Weber, ky i fundit ka dhënë një deklaratë interesante.

-Advertisement-

Sipas tij, që nuk pranoj të komentoj raportin në mes të Vetëvendosjes e LDK-së, tha që është e rëndësishme që në Kosovë të vije një gjeneratë e re në krye, shkruan gazeta inFokus.

“Nuk është çështje imja të komentoj raportin mes VV dhe LDK-së, për arsye se kjo është çështje politike që i takon Kosovës. Është e rëndësishme që në Kosovë të vijë një gjeneratë e re në krye”, tha ai për media pas takimit që pati më Isa Mustafën./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera