Irani ua ndalon disa personaliteteve daljen nga shteti pas mbështetjes së protestave

Autori: Gazeta inFokus
20:23 | 10 October 2022
Disa personalitete të njohura iraniane, përfshirë ish-futbollistin, Ali Deai, janë marrë në pyetje dhe autoritetet ua kanë konfiskuar pasaportat, pasi kanë mbështetur protestat kundër Qeverisë.
Irani është përballur me trazira në javët e fundit, pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, teksa ka qenë në mbajtje nga Policia për Moral, nën dyshimet se nuk e ka vendosur si duhet hixhabin në kokë.
Daei, ish-yll në ligën gjermane të futbollit, Bundesliga, ka thënë se i është marrë pasaporta, pas thirrjeve të tij ndaj Qeverisë “që të zgjidhë problemet e popullit iranian në vend të shtypjes, dhunës dhe arrestimeve”, ka thënë vëllai i tij më 10 tetor.
“Mënyra si është trajtuar Ali ka qenë e turpshme”, ka thënë ai.
Dai ka luajtur për klubet e famshme gjermane Bayern Munich dhe Hertha Berlin, si dhe ka pasur 149 paraqitje për epikin kombëtar të Iranit.
Aktori i njohur iranian, Hamid Farrokhnejad, ka thënë më 9 tetor se ka kaluar shumë kohë duke u marrë në pyetje, për shkak të mbështetjes ndaj protestave.
“Jam marrë në pyetje dy herë për 10 orë, dhe më është ndaluar dalja nga shteti, për të më dëshmuar se e kam pasur gabim kur kam thënë se në këtë shtet nuk janë të mundshme as protestat paqësore”, ka thënë Farrokhnejad.
Agjencia iraniane e lajmeve, Ilna ka raportuar se pasaportat u janë marrë edhe figurave si Homayoun Shajarian dhe Sahar Dolatshahi pasi çifti është kthyer nga një koncert në Australi.
Të premten, zyrtarë të forenzikës në Iran kanë thënë se Amini ka vdekur nga dështimi i shumëfishtë i organeve dhe jo nga goditjet në kokë, siç besojnë familjarët e saj dhe protestuesit.
Grupet për të drejta të njeriut kanë thënë që më shumë se 150 persona janë vrarë prej kur kanë nisur protestat në Republikën Islamike më 17 shtator.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot me diell dhe vranësira gjatë ditë...
-
Tahiri kërkon seriozitet në takimin e nesërm të liderëve për të dalë nga “mosbesimi e rrëmuja ku Kurti operon mirë”
Zyrtari i lartë i AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar në profilin e tij në “fac...
-
Pjesëtarët e Njësisë Speciale që shpëtuan jetën e një qytetareje marrin lavde nga SHBA, reagon institucioni i DASH që i trajnoi
Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës të cilët kanë shpëtuar jetën e një q...
-
Dalin fotografitë nga konsultimet e sotme të Deharit me liderë të partive politike, Kurti e injoroi ngjarjen
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, s’ka marrë sot fare pjesë në takim...
-
Kosova ndaloi simbolet serbe për Vidovdan, Vuçiq të rinjve: Mos i jepni Kurtit rast për t’ju arrestuar
Komuna e Graçanicës, vitin e kaluar pati marrë vendim që festa e Vidovdanit t...
-
Të shtëna me ar*më zja*rri në Bregun e Diellit, Policia jep detajet
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot rreth orës 17:30 në lagjen Bregu ...
-
Kurti zyrtarizon kandidatin e VV-së për kryetar të Vitisë
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar Arsim Ademin si kandidat për kryetar të K...
-
Policët e Njësisë Speciale ia shpëtojnë jetën një gruaje që e kishin gjetur të alivanosur përgjatë rrugës Mitrovicë-Vushtrri
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se zyrta...
-
Maliqi për bllokadën politike: Presidentja Osmani po bën sehir, s’ka guxim, për çfarë hamami i ka këshilltarët
Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa ...
-
Avokatët e PDK-së nesër në konferencë për media për aktgjykimin e Kushtueteuses, do të prezantohen edhe veprimet e partisë
Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se do të mbajë nesër, duke fill...
-
Ja si pritet të shkoj nesër takimi i Kurtit me liderët e partive politike
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thirrur për nesër një takim me liderë...
-
Alarmon IShP në Ulqin: Mos e pini ujin e ujësjellësit e as mos përgatitni ushqim me të
Instituti i Shëndetit Publik (IJZ) në Mal të Zi, ka paralajmëruar qytetar...