Lajme

Irani hakoi fushatën e Trump? E konfirmon FBI! Dyshime edhe për sulm ndaj Kamala Harris

Autori: Gazeta inFokus 08:04 | 20 August 2024

Irani qëndron pas hakimit të fundit të fushatës presidenciale të Donald Trump, kanë konfirmuar zyrtarë të inteligjencës amerikane.

FBI dhe agjenci të tjera federale thanë në një deklaratë të përbashkët se Irani kishte zgjedhur të ndërhynte në zgjedhjet amerikane “për të nxitur mosmarrëveshje dhe për të minuar besimin në institucionet tona demokratike”.

Fushata e Trump drejtoi gishtin nga Irani më 10 gusht për hakerimin e mesazheve të tij të brendshme. Zyrtarët iranianë e mohuan atë.

-Advertisement-

Burime të njohura me hetimin i thanë partnerit amerikan të BBC-së, CBS Neës, se ata dyshojnë se hakerat iranianë kanë shënjestruar edhe fushatën e kandidates demokrate për president, Kamala Harris.

“Komuniteti i inteligjencës është i bindur se iranianët, nëpërmjet inxhinierisë sociale dhe përpjekjeve të tjera, kanë kërkuar akses te individët me akses të drejtpërdrejtë në fushatat presidenciale të të dyja partive politike”, thanë zyrtarët e inteligjencës amerikane në deklaratë.

“Aktivitete të tilla, duke përfshirë vjedhjet dhe zbulimet, kanë për qëllim të ndikojnë në procesin zgjedhor të SHBA.”

Fushata e Trump thuhet se iu dërgua një mesazh i krijuar për t’u dukur i besueshëm në mënyrë që objektivi të klikojë. Fushata e Harris tha javën e kaluar se kishte qenë gjithashtu objektiv i një sulmi, megjithëse ishte i pasuksesshëm.

Agjencitë që lëshuan deklaratën e së hënës, duke përfshirë FBI-në, Zyrën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare dhe Agjencinë e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës, thanë se taktikat nuk ishin “të reja” dhe vunë në dukje se Rusia dhe Irani kishin përdorur metoda të tilla gjatë zgjedhjeve të mëparshme në SHBA

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera