Lajme

IPK pranoi donacion vetura dhe pajisje nga EULEX-i

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 21 October 2021

Inspektorati Policor i Kosovës sot në një ceremoni të organizuar në Hajvali pranoi një donacion nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX).

Shefi i këtij misioni Lars-Gunnar Wigemark i dorëzoi Inspektoratit Policor të Kosovës një donacion që përfshiu tri vetura dhe pajisje të ndryshme duke përfshirë edhe pajisje të teknologjisë informative.

Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së Kushtrim Hodaj falënderoi shefin e EULEX-it për mbështetjen në ngritjen e kapaciteteve të agjencive të zbatimit të ligjit në përgjithësi duke përfshirë edhe Inspektoratin Policor të Kosovës.

-Advertisement-

“IPK vlerëson lart bashkëpunimin me institucione të BE-së, sidomos me EULEX-in dhe ky bashkëpunim ka ndikuar që IPK të rrisë kapacitetet e saj profesionale,” tha Hodaj duke u zotuar që IPK mbetet e përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit, në mënyrë që sundimi i ligjit të mbetet prioritet për të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit e në veçanti për IPK-në.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera