IPK interviston pesë zyrtarë policorë, dy suspendohen nga detyra

Autori: Gazeta inFokus
10:32 | 23 May 2022
Inspektorati Policor i Kosovës bën të ditur se janë intervistuar pesë zyrtare policorë si të dyshuar për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, dy prej tyre janë suspenduar.
Në njoftimin e lëshuar nga IPK thuhet se përmes rrugëve operative janë informuar lidhur me një rast ku dyshohet se disa zyrtarë policorë të policisë kufitare janë të dyshuar për “Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.
“Bazuar në veprimet hetimore që janë ndërmarrë deri më tani, zyrtarët policorë kanë qenë të përfshirë në një plan operativ dhe gjatë realizimit të këtij plani operativ dyshohet për lëshime nga zyrtarët përgjegjës”.
“Mbi bazën e të gjitha këtyre dyshimeve, është informuar prokurori i çështjes dhe me autorizim të tij janë ndërmarr veprime të nevojshme lidhur me zbardhjen e rrethanave të rastit dhe janë intervistuar pesë zyrtarë policorë të përfshirë në këtë çështje me dyshimin për veprën penale keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.
“Lidhur me këtë rast me rekomandim të IPK-së janë suspenduar dy zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale Kufitare në Lindje (njëri nga ta me gradën major) përderisa hetuesit e IPK-së në koordinim më Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen më këtë rast”, thuhet në njoftim.
Të tjera
-
Lekaj: Ekonomia e vendit në kolaps, Qeveria të ndërhyjë me masa konkrete
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka akuzuar Qeverinë se nuk po reagon për të leh...
-
Kurti flet për rritjen e çmimeve: Kemi inflacion të importuar, nuk është prekur vetëm Kosova
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Kuvendit ku po diskutohet p...
-
“Mbase sot lajmi i mirë”, paralajmërimi i Edi Ramës pas takimit sot me presidentin bullgar
Në ditën e dytë të samitit të NATO-s në Madrid, Kryeministri Edi Rama bisedoi...
-
Peci: Arrestimet për mashtrim me subvencione janë të shpeshta, s’di a mund të reagojmë çdo herë
Për mosreagim ndaj arrestimit të asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Suha...
-
Lushtaku: Tre mekanizma e luftojnë vazhdimisht UÇK-në, Serbia, Rusia dhe Vetëvendosja
Ish-gjenerali i UÇK-së, Sami Lushtaku, tani nënkryetar i Skënderajt, duke kom...
-
Besian Mustafa: Të hiqet akciza dhe TVSH-ja për tre muaj
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, ka propozuar që të ...
-
Abelard Tahiri: Një pjesë e madhe e qytetarëve po furnizohen me derivate në Maqedoni
Shefi i grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ...
-
Vetëvendosje kundër heqjes së TVSH-së për produktet bazë: Ulen të hyrat e shtetit
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për ngritjen e çmimeve, sh...
-
Publikohet raporti i fundit për rastet e reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit për rastet e reja me ...
-
SHBA po bën “kthim mbrapa” me vendimin për abortin
Shtetet e Bashkuara janë duke shënuar kthim mbrapa në të drejtat e grave, pas...
-
Kurti sot u takua me AAK-në për Vetingun
Ish-ministri i Drejtësisë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi,...
-
Johnson: S’do të lejojmë që Ballkani të bëhet shesh lojërash për Putinin
Britania e Madhe do të dërgojë ekspertë ushtarakë në Bosnje-Hercegovinë për t...