Lajme

IPK arreston një zyrtar policor, dërgohet në mbajtje për 48 orë

Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 01 September 2024

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar gjatë ditës së djeshme në zyrtar policor në Prizren me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “kanosje”.

Në njoftimin e IPK-së thuhet se zyrtarit policor i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Njoftimi:

-Advertisement-

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar dje një zyrtar policor në Prizren me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “kanosje”.

Informacionet e para lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së i kishin pranuar dje pas orës 17:00 nga Policia e Kosovës në Prizren se një zyrtar policor është i përfshirë si i dyshuar në një rast të kanosjes.

Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin kanë ndërmarrë disa veprime hetimore.

Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale “kanosje”.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera