Auto&Tech

IPhone XR pa ‘SIM’ kartelë tashmë në treg

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 15 November 2018

Apple tani po ofron pajisje të iPhone XR që shiten pa një kartë SIM në SHBA, siç vërehet nga MacRumors.

Konsumatorët mund të blejnë telefona pa kartelë SIM pa pasur nevojë të zgjedhin një operator, ndryshim ky i cili do t’u lejojë atyre të zgjedhin rrjetin me valët që ata duan të përdorin më vonë.

IPhone XR ishte në dispozicion për blerje pa kartela SIM që në fillim, por Apple fillimisht ishte e lidhur me operatorët, andaj vendosi t’i shesë me SIM kartelë, për t’iu dhënë përparësi atyre.

-Advertisement-

IPhone XR shitet për modelet 64GB dhe tani është në dispozicion në dyqanin online të Apple.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera