Auto&Tech

iPhone 8 do të jetë celulari më i shtrenjtë në botë

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 13 May 2017

Të gjithë mezi po presin të shohin se çfarë veçori të reja do të sjellë iPhone 8, por një hulumtim i ri nga Simona Jankowski prej Goldman Sachs thotë se celulari nuk do të jetë i lirë.

Duke u bazuar edhe në raportet e mëparshme, Jankowski shkruan se modeli më i lirë i iPhone 8 do të kushtojë 1,000 dollarë.

Kështu, iPhone 8 do të jetë dukshëm shumë më i shtrenjtë sesa çdo model tjetër i iPhone që është lansuar më parë, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

iPhone 8 me 128GB thuhet se do të kushtojë 1,000 dollarë përderisa një model me 256GB do të kushtojë 1,099 dollarë.

Kjo e bën iPhone 8 rreth 200 dollarë më të shtrenjtë se iPhone 7 Plus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera