Intervistohet doktori Fahredin Shala, operoi pa licencë, ja çfarë thotë ai
Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 30 January 2024
Prokuroria ka nisur hetimet ndaj Fahredin Shalës, doktor në emergjencë në komunën e Drenasit dhe pronar i Poliklinikës ‘Medikal Center’, pasi po dyshohet se ka operuar në ordinancën e tij private por edhe në të shtetit pa licencë që nga viti 2022.
Këtë për Gazetën Infokus e kanë konfirmuar nga Oda e Mjekëve të cilët kanë deklaruar se Shala ka qenë anëtar i OMK-së deri në fund të vitit 2022 dhe ka poseduar licencën por që pas skadimit të kësaj licence i njëjti nuk ka aplikuar për rilicencim.
“Dr. Fahredin Shala është anëtar i OMK-së, dhe ka poseduar licencën valide Doktor i Mjekësisë deri me datë 21.11.2022. Administrata e OMK-së e ka njoftuar për të kryer procedurën e ri-licencimit 30 ditë para skadimit të të njëjtës, dhe doktori në fjalë deri më sot nuk ka aplikuar për procedurën e ri-licencimit”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim të OMK-së.
Nga Oda e Mjekëve kanë deklaruar se për këtë rast që doktori në fjalë është duke punuar pa licencë janë njoftuar nga Inspektorati Shëndetësor dhe se tashmë kanë nisur hetimet e nevojshme.
“Lidhur me rastin jemi njoftuar nga Inspektorati Shëndetësor i MSH-së, dhe menjëherë pas pranimit të informatës, lënda i është adresuar Prokurorit të OMK-së, për zhvillimin e hetimeve të mëtutjeshme ex officio”, kanë thënë nga OMK për Infokus.
E në lidhje me këtë Gazeta Infokus ka kontaktuar edhe mjekun në fjalë, i cili ka deklaruar se e vetmja arsye pse ai ka vazhduar punën pa licencë ka qenë sepse ka menduar që licenca e tij vlente për 5 vite.
“Unë kam mëndu që ma kanë dhanë për 5 vite, kjo është arsyeja. Se licencimi bëhet çdo 5 vite ajo kish qenë vetëm për tre vite. Nuk jam duke punuar, nuk është e vërtet që jam duke punuar. Nuk kam punuar më prej shtatorit të vitit 2023. Jam në procedurë e sipër për riaplikimit”, ka thënë Fahredin Shala për Infokus.
Ndërsa nga Oda e Mjekëve kanë deklaruar se sapo të kryhen hetimet ndaj tij dhe vërtetimit që ka vepër penale, OMK-ja do të ia paraqesë rastin organeve të drejtësisë.
“Ndërkaq, lidhur me dy pyetjet tjera, deri tani nuk kemi informata, por në rast të konfirmimit të shkeljes me elemente të veprës penale nga ana e Prokurorit të OMK-së, do të informohen edhe organet e rendit”, thuhet në përgjigjen e tyre./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...