Intervista për fundvit e kryetrajnerit Mirel Josa
Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 19 December 2018
Sot zyrtarisht skuadra ka mbyllur punën për vitin 2018 dhe ajo do të jetë në pushim deri më 7 janar kur edhe do të punoj deri më 22 janar në Prishtinë për t’ikur pastaj dy javë në Turqi ku do t’i ketë edhe tre ndeshje me skuadra të Premierligës së Ukrainës.
Me rastin edhe të pushimeve, intervistuam kryetrajnerin Mirel Josa. Josa, i cili Prishtinën e udhëheq për 15 muaj dhe është trajneri më jetëgjatë në bankinën e Prishtinës në 6 vitet e fundit, i ka prirë skuadrës në 58 ndeshje zyrtare duke arritur 35 fitore, 17 barazime dhe vetëm 6 humbje me 70% të suksesit të përgjithshëm, duke e zënë vendin e dytë edicionin e kaluar, duke fituar Kupën e Kosovës, duke quar skuadrën në raund të dytë në Evropa Ligë duke u eliminuar pa pësuar humbje, por vetëm pas ekzekutimit të penalltive. Ndërsa këtë edicion, Prishtina e Josës ka mbyllur dimrin në vendin e parë me vetëm 4 gola të pësuar dhe me katër futbollistë të saj të votuar nga trajnerët tjerë në përbërjen më të mirë të vitit.
Josa tregon shumëçka, mbi të gjitha për unitetin e skuadrës dhe që nuk donë largime, u beson të gjithë futbollistëve aktual e që të gjithë kanë kontrata, por edhe nuk ka pikasur ndonjë futbollistë tjetër të lirë më të mirë se këta që i ka tani në përbërjen e tij.
Prishtinafc.com: Jeni trajneri më jetëgjatë në Prishtinë në 6 vitet e fundit. Keni pritur të qëndroni kaq gjatë kur tani më jeni pjesë e klubit më shumë se një vit (15 muaj) si kryetrajner?
Josa: Për herë kur kam shkuar te skuadrat që kam punuar, kam qëndruar edhe më gjatë. Që të jetë më jetëgjatë në stol ose që të ketë vazhdimësi në punë, kjo varet edhe nga klubi, kështu që nga durimi që ka pasur klubi, nga mënyra se si ka menduar klubi si profesionist. Pra, nuk është se unë kam qëndruar gjatë kësaj periudhe se kam qenë i lidhur me kontratë, por ne kemi menduar se çdo klub mendon për vazhdimësinë. Kjo nuk do të thotë gjë, ky bashkëpunim edhe mund të përfundonte më përpara, por po vazhdon dhe unë uroj në qoftë se kapen objektivat e skuadrës të vazhdoj edhe më gjatë.
Prishtinafc.com: Dimërojmë të parët me një pikë më shumë kundër Feronikelit, me gjasë skuadrës kryesore si rival për titull. Je i kënaqur me objektivat e arritura, mund të kishim bërë me shumë, apo kemi arritur më shumë që e keni menduar. Si e vlerësoni ju?
Josa: Kur është ndërtuar skuadra në fillim të vitit e që ishte projektuar rreth gjashtë muaj përpara fillimit të këtij edicioni duke i njohur edhe lojtarët të cilët kontribuonin në kampionatin e Kosovës, duke i njohur më mirë, jam konsultuar me njerëzit që drejtojnë klubin për afrimin e lojtarëve. Kemi rënë dakord dhe kemi afruar lojtarët të cilët ne kemi dashur dhe po e them edhe më qartë duke pasur parasysh që këta lojtarë gjatë kësaj periudhe kanë konsoliduar ekipin akoma më tepër me lojtarët që ne me dashje i kemi mbajtur, atëherë ka vazhduar puna ,e normalisht nuk do të thotë që një punë të ketë garanci të plotë, sepse ka lëvizje lojtarësh të cilët dalin, bëjnë për ekipin, ka lojtarë që nuk bëjnë për skuadrën, por në përqindjen më të madhe konsolidimi i ekipit dhe besimi i ekipit që kanë pasur drejtuesit, qoftë te unë, qoftë te lojtarët, ka bërë që skuadra të jetë në pozitë të parë. Vjet kemi qenë të dytë në dimër dhe nuk do të thotë që ashtu të dalësh në fund, ashtu siç i thonë kampion dimri dhe që vazhdimësia të jetë e njëjtë. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sepse pritshmëritë mund të kishin qenë edhe më të mëdha me diferencë edhe më të madhe, por mund të kishim qenë edhe të dytët edhe këto i tregojnë më së miri koncepti i skuadrës që ka pasur kur skuadra ishte 5 pikë mbrapa Feronikelit dhe arriti që të jetë, përveç të qenit dhe funksionimit si skuadër, këtu ka të bëjë edhe puna e fatit, sepse fundja e fundit, ndeshja, qoftë me Feronikelin, qoftë me ndonjë ndeshje tjetër, mund të kishte mbaruar edhe barazim dhe diferencat tani do të ishin ndryshe.
Prishtinafc.com: Ka ndonjë ndeshje që të kanë mërzitur nga pikët e lëna apo ndonjë ndeshje që iu keni gëzuar pikë më shumë se sa pikëve tjera?
Josa: Unë pikëve iu kam gëzuar njësoj, sepse fundja fundit trepikëshi është trepikësh. Ndërsa normale që pretendimet me skuadrat të cilat kanë qenë skuadra që duhet të fitosh se s’bënë, mua më kanë mërzitë. Kemi bërë 3 barazime, por edhe 3 fitore shumë të vlefshme jashtë fushës sonë duke filluar nga Gjilani, me Feronikelin dhe ndeshja me Lirinë (për pikë) që ka qenë shumë e vështirë për ne. Kështu që unë trepikëshit i jap vlerë të njëjtë.
Prishtinafc.com: Njëjtë, do të ndaleshe në veçanti për përformancën e ndonjë futbollisti që të ka gëzuar, apo ndonjë vërejtje. Pra, do të ndalesh individualisht apo e vlerëson vetëm si ekip?
Josa: Unë nuk ndalem individualisht. Unë e kam shumë mirë parasysh. Mua vetëm më vjen keq për lojtarët që janë treguar shumë korrekt me qëndrimin e tyre në skuadër pavarësisht minutave të tyre të pakta, por që janë treguar shumë korrekt me skuadrën. Por, në këtë drejtim s’kemi çfarë të bëjmë, sepse fundja e fundit luajnë 11 lojtarë dhe nuk mund të luajnë 13 lojtarë. Një skuadër që ka kërkesa për mos me pas oshqilacione duhet të ketë stabilitet dhe unë jam bazuar shumë te stabiliteti. Në momentet që skuadra ka qenë në pozita të vështira, kur themi që i kemi bërë ato barazime, qoftë në fushën tonë, qoftë ato jashtë fushës sonë, në ato momente, unë besoj se skuadra ka ditur të mbledh veten shumë shpejt dhe kjo ka qenë gjëja kryesore dhe këtu ia dedikoj më tepër faktit se është skuadër e cila mendon shumë për rezultatin e skuadrës se sa individualitetin.
Prishtinafc.com: Do të thotë që s’do të ketë largime kur edhe ashtu s’kemi lojtarë të lirë pa kontrata?
Josa: Mua më intereson që largime mos të ketë. Të gjithë lojtarët janë në kontratë me klubin. Nuk shoh ndonjë lojtar tjetër i cili mund të vije në skuadër dhe mund të kontribuoj më tepër se këta që kam. Megjithatë çdo gjë do të varet nga oreksi që kanë këta lojtarë për të vazhduar punën me të njëjtën mënyrë dhe nëse lojtarët kanë oreks, kanë dëshirë për të vazhduar punën, qoftë për të luajtur, qoftë që nuk luajnë në formacion, atëherë është një gjë shumë pozitive për mua. Por unë tashti për mendimin tim nuk kam asnjë lloj piketimi për sa i përket lojtarëve, qoftë për lojtarët vendas, qoftë për lojtarë të huaj.
Prishtinafc.com: Domethënë nuk do të ketë ardhje, por do të jetë ky konstrukt i ekipit edhe në pranverë?
Josa: Tani për tani jo. Por, periudha e transferimit të lojtarëve tashti fillon dhe e thash edhe më lartë, lojtarët janë sjellë mirë me stërvitjen, me ekipin, me të gjitha, por problemi është se ndonjëri mund t’i ketë pretendimet e veta. Se çdo të ndodh nuk mund t’ju jap garanci.
Prishtinafc.com: Sot u mbyll puna edhe me seancat stërvitore dhe zyrtarisht ekipi është në pushim. Kur planifikoni të nisni fazën përgatitore, si e keni planifikuar atë?
Josa: Kjo është një fazë përgatitore e cila është hera e dytë që unë e aplikoj. Vjet i kam pasur kushtet shumë të mira. Edhe sivjet do të mundohemi më i përmirësu më tepër. Fillon stërvitja me 7 janar kur e grumbullojmë ekipin dhe pastaj do të stërvitemi në Prishtinë deri më 22 janar kur nisemi për Turqi ku do të qëndroj dy javë. Përveç punës i kemi planifikuar dhe i kemi mbyllur tre miqësore të cilat i zhvillojmë më 26 dhe 31 janar si dhe 3 shkurt. Do të jenë miqësore më të forta se sa niveli i vjetshëm që i kemi pasur, si vendi i 6-të (Desna) dhe i 9-të (Olimpik Donetsk) të Ukrainës dhe në fund njëjtë sikurse vjet me Shaktar Donetsk U21 me të cilët kemi luajtur edhe vjet.
Prishtinafc.com: Për fund?…
Josa: Pasi që jemi në prag të festave të fundvitit, do t’u uroja që të kemi festa të mbara, gjithsecili të gëzoj me familjet e veta. Do t’ju uroj një vit, jo sa i përket futbollit, por sa i përket jetës personale, duke futur këtu futbollistë, sportdashës, jo vetëm të Prishtinës, por të gjithë atyre sportdashësve që e duan futbollin, të kenë një vit sa më të mbarë dhe gjithashtu që të kenë unitet sa më të madh sa i përket qëllimeve të përbashkëta, qoftë staf, lojtarë apo klubi apo tifozeria bashkë. Do t’ju uroja vetëm mbarësi, pa probleme normale, sepse kur them probleme ka probleme individuale, por të jenë këto probleme sa më të kalueshme. /GazetainFokus
Të tjera
-
Gjykata Penale e Shkupit merr një vendim për ankesën e Artan Grubit
Gjykata Themelore në Shkup vendosi të martën që paraburgimi prej 30 ditësh pë...
-
Peci e qon në qiell Guxo-n, thotë se i ka 5-6%
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, tha se partia GUXO e ka menduar si opsion m...
-
Shpërthen bombola e gazit në një lokal në Prishtinë, ka të lënduar
Një shpërthim që dyshohet se ka ardhur nga një bombolë gazi në një lokal në r...
-
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat sa i përket pr...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Gjatë natës sonte në disa zona të Kosovës nganjëherë priten intervale të ...
-
Një i lënduar nga aksidenti tek Liqeni i Badocit, e përfshirë një veturë
Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën që kalona ...
-
Letra rrëqethëse e mërgimtarit i cili vendosi të kthehet në Kosovë
“Kosovë tanimë është koha të të kthejë gjithqka çfarë më ke dhënë, ti je toka...
-
Aksident tek Liqeni i Badovcit, dyshohet se ka rënë një veturë
Një aksident i rëndë dyshohet se ka ndodhur në rrugën përreth Liqenit të ...
-
Ankesa për tarifat, Termokos: Nuk ka ngritje të çmimit për ngrohje
Shqetësimet dhe pretendimet se çmimi i faturave për ngrohje nga Termokosi për...
-
“Patentë shoferi për 1000 Euro”, skandali i shitjes së tyre nga zyrtarët shtetërorë
Një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, me inicialet A.T., po dyshohet se...
-
Bedri Hamza uron Festën e Krishtlindjes: Shumë lumturi në këto Krishtlindje dhe gjithmonë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në pri...
-
Osmani uron Krishtlindjet: Të kujdesemi për ata që presin ndihmën tonë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Krishtlindjet. ...