Intervista e Dele Alli, flet mamaja biologjike: Nuk më ndalen lotët, shpresoj ta takoj sërish djalin tim
Autori: Gazeta inFokus
10:10 | 17 July 2023
Para pak ditëve, në një intervistë me Gary Neville, ish-futbollisti i tottenham, Dele Alli foli hapur në lidhje me traumat e tij të fëmijërisë. Lojtari që është pjesë e Everton aktualisht, u shpreh se ishte abuzuar seksualisht në moshën gjashtëvjeçare nga shoqja e mamasë së tij dhe se në moshën shtatëvjeçare kishte nisur duhanin ndërsa në moshën tetëvjeçare shpërndante drogë. Sipas Dele Alli, mamaja e tij e dërgoi në Afrikë te babai i tij që ta mësonte me disiplinën ndërsa shtoi se jeta e tij ndryshoi vetëm në momentin kur u adoptua në moshën 12-vjeçare.
Por, këto fjalë duket se kanë peshuar shumë mbi mamanë biologjike të Dele Alli, Denise, e cila së fundmi shprehet se nuk ka ditur asgjë prej atyre që ka deklaruar djali i saj ndërsa shtoi se që pas intervistës së bujshme nuk mund të ndalojë lotët.
“Nuk kam mundur t’i ndaloj lotët prej momentit kur dëgjova intervistën e Dele dhe faktin që ishte abuzuar në moshën gjashtëvjeçare. Nuk e dija kurrë që ai ka vuajtur të tilla ngacmime. Më vjen shumë keq, sidomos nëse dikush që unë i kam besuar dhe e kam lejuar të futet në shtëpinë time ka bërë gjeste të shëmtuara duke tradhëtuar besimin tim.
Nuk mund ta shprehë dot me fjalë trishtimin që ndjej në këto momente, për momentin nuk kam asnjë kontakt me djalin tim dhe shpresoj të kem shansin që ta shoh përsëri”, u shpreh Denise për The Sun.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























