Sport

Interi vazhdon me ecurinë e fitoreve, e mposhtë Spalin falë golave të Icardit

Autori: Gazeta inFokus 22:40 | 07 October 2018

Interi ka shënuar fitore të rëndësishme si mysafir ndaj Spal me rezultatin 2-1 në kuadër të javës së tetë në Serie A.

Kjo është fitorja e katërt me radhë e skuadrës së Luciano Spallettit në Serie A.

Ndërsa për Spalin kjo ishte humbja e katërt radhazi në ligën italiane.

-Advertisement-

Golin e parë për Interin e shënoi Mauro Icardi në minutën e 14’ me kokë nga afërsia e zonës.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, ndërsa në të dytën u shënuan edhe dy gola të tjerë.

Ish-sulmuesi i Milanit, Alberto Paloschi e shëno golin e barazimit në minutën e 72, e që në fund nuk doli të jetë i rëndësishëm.

Icardi reagoi menjëherë, ku pas 6 minutave e shënoi golin e tij të dytë personal, kështu duke ia siguruar skuadrës së tij një fitore mjaftë të rëndësishme.

Me këtë fitore Interi ngritët në vendin e tretë të tabelës me 16 pikë, kurse Spal në vendin e 14-të me 9 pikë.

Spal në ndeshjen e radhës në kuadër të Serie A-së luan si mysafir ndaj Romës, ndërsa Interi e pret në shtëpi rivalin e qytetit Milanin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera