Sport

Interi shfaq interesim për yllin e PSG-së

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 16 November 2020

Ditëve të fundit po përflitet për një largim të mundshëm të Di Marias nga Paris Saint German, shkruan Gazeta inFokus.

Edhe pse bisedimet për vazhdimin e kontratës kanë nisur, akoma nuk ka diçka konkrete, duke lënë kështu hapësirë për dyshime që argjentiani mund të largohet nga parisienët.

Sipas raportimeve të “Tuttosport”, Interi po vazhdon të interesohet për 32 vjeçarin.

-Advertisement-

Di Maria ka mundësi të jetë si agjent i lirë në 2021 dhe kjo do të ishte mundësia më e mirë për Interin të gjente zëvendësuesin e duhur të Christian Eriksen, i cili pritet të largohet për shkak të mos pajtimeve me trajnerin, Antonio Conte./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera