Sport

Interi nuk heq dorë nga Mustafi (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 25 August 2017

Interi vazhdon të jetë i interesuar për mbrojtësin e Arsenalit, Shkodran Mustafin.

Skuadra e Interit është në kërkim të një qendërmbrojtësi. Nerazzurrët po vazhdojnë të interesohen për mbrojtësin e Arsenalit, Shkodran Mustafin.

Sipas Calciomercato.com, Interi po synon që ta huazojë mbrojtësin shqiptar, me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Përveç Mustafit, në radarin e Interit është dhe Eliaquim Mangala i Manchester Cityt, përcjell Express.

-Advertisement-

Nerazzurrët po dëshirojnë që ta huazojnë francezin, por klubi nga Premierliga po synon që në fund të sezonit Interi të jetë i detyruar që ta blejë Mangalan.

Mbetet të shihet se cili nga këta lojtarë do të transferohet në San Siro gjatë këtyre ditëve.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera