Sport

Interi në finalen e Champions League, Inzaghi synon “tripletë”

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 17 May 2023

Zikaltrit do të luajnë tri finale sezonale, diçka që nuk ndodhte që nga sezoni 2009/10 me José Mourinhon. Inzaghi si Giovanni Invernizzi në vitin 1972. Më poshtë janë listuar disa të dhëna interesante që lidhen me dy ekipet milaneze.

– Interi ka arritur finalen e gjashtë të Kupës Evropiane/Ligës së Kampionëve në histori, duke u rikthyer për të luajtur aktin final të kompeticionit për herë të parë që nga sezoni 2009/10.

– I vetmi trajner tjetër italian, para Simone Inzaghit, që udhëhoqi Interin në finalen e Kupës së Evropës/Ligës së Kampionëve ishte Giovanni Invernizzi në vitin 1972.

-Advertisement-

– Lautaro Martínez u bë lojtari i tretë argjentinas që shënon të paktën 10 gola në Kupën Evropiane/Ligën e Kampionëve për Interin, pas Julio Cruz (13) dhe Hernán Crespos (11).

– Kundër asnjë kundërshtari tjetër Lautaro Martínez nuk ka shënuar më shumë gola për Interin sesa ndaj Milanit (8); në veçanti, ai është lojtari që i ka shënuar më shumë gola Milanit në të gjitha garat që kur iu bashkua zikaltërve në sezonin 2018/19.

– Interi arriti në finale pa humbur asnjëherë në fazën eliminatore të këtij edicioni: vetëm një skuadër tjetër italiane e kishte bërë këtë në Champions League, Juventusi në 2014/15 dhe 2016/17.

– Interi arriti në finale duke e ruajtur të paprekur rrjetën në pesë ndeshje nga gjashtë të luajtura në fazën me eliminim direkt. Skuadra e fundit që e bëri këtë në Champions League ishte Juventus në 2016/17.

– Interi arriti në finalen e Kupës së Evropës/Ligës së Kampionëve pa pësuar gol në të dyja ndeshjet gjysmëfinale për herë të dytë, pas sezonit 1971/72 kundër Celtic. Kjo ishte hera e parë që Interi dhe Milani u takuan pesë herë në një sezon dhe hera e dytë që zikaltrit mundën kuqezinjtë në katër takime të sezonit, pas 1973/74.

– Për herë të parë në historinë e tij, Milani kaloi katër ndeshje radhazi pa tundur rrjetën e Interit.

– Kjo është hera e tretë që Milani nuk arrin të kalojë gjysmëfinalen e Kupës së Evropës/Ligës së Kampionëve, pas 1955/56 kundër Realit të Madridit dhe 2005/06 kundër Barcelonës.

– Milani nuk ka shënuar në tri ndeshje zyrtare radhazi, në drejtimin e Piolit kishte ndodhur vetëm një herë, midis dhjetorit 2019 dhe janarit 2020 (0-0 kundër Sassuolos, 0-5 kundër Atalantës, 0-0 kundër Sampdorias).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera