Sport

Interi kërkon edhe një futbollist kroat

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 21 November 2018

Tre futbollistë kroatë janë pjesë e skuadrës zikaltër.

Ivan Rakitiç, sipas së përditshmes italiane Tuttosport, është kthyer në një nga prioritetet e Interit për sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit e klubit zikaltër janë prej kohësh në kërkim të një mesfushori lider dhe, pavarësisht se ëndërrojnë Luka Modriq, një tjetër tentativë për ta transferuar në Milano një tjetër ide është kroati i Barçës.

-Advertisement-

Por si për Modriq ashtu edhe për Rakitiç tek Interi e dinë se nuk do ta kenë të lehtë për ta transferuar, por gjithsesi do të provojnë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera