Sport

Interi ia heq shiritin e kapitenit Icardit, ky do të jetë kapiteni i ri i zikaltërve

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 13 February 2019

Vazhdojnë tensionet mes Interit dhe Mauro Icardit.

Mauro Icardi nuk do të jetë më kapiteni i Interit. Ka qenë klubi zikaltër që nëpërmjet një njoftimi të shkurtër në Twitter ka publikuar vendimin pa dhënë asnjë shpjegim.

E gjithë kjo situatë ka ardhur si pasojë e sjelljes së lojtarit dhe gruas së tij Wanda Nara që njëherësh është edhe agjentja, që përmes medieve dhe rrjeteve sociale i kanë bërë presion klubit për rinovimin e kontratës.

-Advertisement-

Nga sot shiriti i kapitenit të Interit do t’i takojë portierit Samir Handanoviq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera