Sport

Interi fiton në udhëtim kundër Atalantas

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 13 November 2022

Interi ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi fitoi sot në udhëtim kundër Atalantas, në kuadër të javës së 15-të në Serie A – shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në “Gewiss Stadium” përfundoi me rezultatin 2:3.

-Advertisement-

Edin Dzeko (36’, 56) dhe Jose Luis Palomino (62’ – autogol) shënuan për fitoren e “Nerazzurrëve”.

Ademola Lookman (25’ – nga penalltia) dhe Palomino (77’) ishin autorët e golave për vendasit.

Interi pas kësaj fitore ka 30 pikë dhe renditet i katërti në tabelë, me dy pikë më shumë se Juventusi, që sonte zhvillon ndeshjen e kësaj jave kundër Lazios.

Atalanta mbetet në pozitën e gjashtë me 27 pikë.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy