Sport

Interi fiton minimalisht, vendos goli i Lautaro Martinezit

Autori: Gazeta inFokus 22:55 | 14 January 2023

Pas barazimit me Monzan në javën e kaluar, Interi është rikthyer te fitorja në Serie A.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të, skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi shënoi fitore si vendase ndaj Hellas Veronas – shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Giuseppe Meazza” përfundoi me rezultatin 1:0.

-Advertisement-

Golin e vetëm dhe të tri pikëve për “Nerazzurrët” e shënoi Lautaro Martinez, qysh në minutën e tretë.

Interi pas kësaj fitore ka 37 pikë dhe renditet i katërti në tabelë, kurse Hellas Verona ndodhet në pozitën e parafundit (19) me vetëm nëntë pikë të grumbulluara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera