Sport

Interesante, arbitri në Gjermani akordon penallti pasi e kishte përfunduar pjesën e parë

Autori: Gazeta inFokus 23:22 | 16 April 2018

Një rast interesant ka ndodhur sonte në Bundesligën gjermane në takimin Mainz – Freiburg

Ishin minutat e fundit të pjesës së parë kur në një rast një lojtarë i Freiburg kishte prekur topin me dorë brenda zonës së rreptësisë.

Lojtarët e Mainz kërkojnë penallti por arbitri ishte i bindur në referimin e tij.

Ai sinjalizon përfundimin e pjesës së parë dhe lojtarët nisen për në zhveshtore.

-Advertisement-

Duke ecur, arbitri Guido Winkmann kthehet në mesfushë dhe pasi konstatimit të VAR urdhëron të dy ekipet për t’u kthyer në fushë.

Akordon penallti për Mainzin të cilën në gol e shndërron Pablo De Blasis.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera