Instruktorë të FIFA-së në Kosovë, ndihmojnë gjyqtarët

Autori: Gazeta inFokus
14:15 | 07 August 2018
Para fillimit të edicionit të ri të garave, Komisioni i Gjyqtarëve do të mbajë një këshillim 5 ditorë për gjyqtarë. Sipas fjalëve të kryetarit të këtij Komisioni, Përparim Hasani, këshillimi do të mbahet nga data 8 gusht e do të zgjasë deri më 12 gusht dhe janë përfshirë 45 gjyqtarë.
“Jemi munduar që të sjellim ekspertët më të mirë të kësaj fushe. Kështu që kemi ftuar si ligjërues z. Alan Snoddy – Instruktor i FIFA‐së, Instruktor i fitnesit: Simon Breivik –trajner i fitnesit i Gjyqtarëve të Premier Ligës Angleze, pastaj ligjëruesin për përgatitje mentale Ridvan Ekmekci –Profesor në Universitetin Pamukkale dhe ligjëruesin Bekim Zogaj – gjyqtar asistent i FIFA‐së. Shpresoj se gjatë këtyre ditëve gjyqtarët tanë do të kenë rastin të mësojnë shumëçka nga dija dhe përvoja e këtyre njerëzve”, ka theksuar Hasani.
Ndërkohë, Alan Snoddy –instruktor i FIFA‐së, sot, e ka pritur presidenti Agim Ademi. Duke e falënderuar dhe uruar qëndrim të këndshëm në këto pesë ditë gjatë Këshillimit me gjyqtarë sa do të zgjasin ligjëratat, presidenti Ademi vuri në dukje rëndësinë e ngritjes profesionale të gjyqtarëve.
FFK-ja e ka prioritet një gjë të tillë dhe vazhdimisht përmes këshillimeve të ndryshme qoftë në Kosovë dhe jashtë do të jetë në mbështetje të gjyqtarëve si dhe do të krijojë mundësi dhe hapësirën e duhur me standarde evropiane për gjyqtarë.
Nga ana e tij, Alan Snodby, falënderoi presidentin Ademi për mikpritje duke theksuar se në Kosovë vjen me kënaqësi dhe gjyqtarët tuaj shpejt do të bëhen pjesë e Konventës së gjyqtarëve.
“FIFA i jep shumë rëndësi ngritjes së vazhdueshme profesionale të gjyqtarëve, sepse konsideron se janë segmente tepër me rëndësi në mbarëvajtjen e garave në çfarëdo niveli qofshin ato. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë për arritjen e objektivave tuaj”, ka theksuar Snoddy.

Të tjera
-
Rrah* ja brenda QKUK-së, mjeku kujdestar: Ka shkuar “lu*ftë”, kemi qenë të rrezikuar
Dy persona të lënduar pas një përleshje janë dërguar dje për t’u trajtuar në ...
-
Rama me premtime të mëdha: Paga minimale në janar 2026 do të jetë 500 euro
Kryesocialisti Rama ndodhet në Shkodër ku po prezanton pasqyrën e Rilindjes. ...
-
Trainkos reagon pas lëndimit të pasagjerës nga goditja e trenit me gur: Ndaloni vandalizmin
Kompsni hekurudhore Trainkos, ka reaguar pas inicidetit ku një pasagjere në t...
-
Paditet ZRRE-ja për mospërfshirjen e katër komunave veriore në tarifat e reja
Mospërfshirja e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës për shtren...
-
Pas një mosmarrëveshje, djali kërcënon babanë- ia lë dy fishekë në dhomë
Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se dje stacioni policor në Han të E...
-
Osmani ftohet nga Sulltani i Bruneit për vizitë shtetërore në Brunei Darussalam
Presidentja Osmani bashkë me Zotëriun e Parë, Prindon Sadriu, kanë udhëtuar p...
-
10 përpjekje të dështuara, nesër sërish vazhdon konstituimi i kuvendit
Dje për herën e dhjetë dështoi konstiuimi i kuvendit pasi VV kërkoi prapë vot...
-
Lushaku: Për LDK’në VV s’është alternativë që mund të jetë si formulë për qeverisje
Deputetja e zgjedhur, Jehona Lushaku-Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës ...
-
Udhëtarja goditet me gurë në kokë derisa ishte në trenin Prishtinë- Pejë
Një grua ka raportuar se derisa ka qenë duke udhëtuar me tren dikush ka hedhu...
-
Istog: Babë e bir rrihen mes vete
Janë arrestuar dy persona në Istog- babë e bir. Ata dyshohet se janë përle...
-
Gruaja raporton burrin dhe vjehrrën në Polici, thotë se po i ushtrojnë dhu*në psikike
Raportohet se burri dhe vjehrra i kanë ushtruar dhunë psikike gruas. Ata j...
-
Gjakovë: Arrestohet i dyshuari që u arratis nga stacioni policor
Policia ka arritur ta arrestojë sërish një person të dyshuar, i cili ishte ar...