Rozë

“Instagram” censuron videon e Madonna-s: Vaksina është gjetur, fshihet që të pasurit…

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 29 July 2020

Këngëtarja me famë botërore, Madonna, është censuruar nga rrjeti social “Instagram”, pasi publikoi një video për koronavirusin.

Ylli i popit pretendoi se tashmë është gjetur një vaksinë për Covid-19, por që është fshehur për të lënë të pasurit që të pasurohen akoma më shumë.

Por “Instagram”-i e censuroi menjëherë këtë video duke shkruar: “Informacion i rremë”.

-Advertisement-

Gjithashtu rrjeti social, drejtoi përdoruesit e “Instagram” drejt një faqeje ku vihej në dukje se nuk është zbuluar një vaksinë për koronavirusin.

Më pas video u fshi nga faqja zyrtare e këngëtares, pasi shumë fansa reaguan keq ndaj postimit të saj.

Mes tyre ishte edhe ylli i popit, Annie Lennox e cila komentoi: “Kjo është çmenduri totale. Nuk mund ta besoj që po mbështet këtë teori të rrezikshme. Shpresoj që faqja jote të jetë hakuar dhe të jepni një shpjegim”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera