Lajme

Inspektorati i Tregut me aksion në Prishtinë, Prizren e Gjakovë – Ministria jep detaje se çka u konfiskua

Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 22 February 2024

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut është duke zhvilluar një aksion të përbashkët me Doganën dhe Policinë në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve nga mashtrimi dhe falsifikimi.

Sipas njoftimit që ka lëshuar MINT, gjatë këtyre inspektimeve të përbashkëta janë evidentuar mallra të ndryshme për të cilat pronarët e subjekteve ekonomike nuk kanë prezantuar dokumente të prejardhjes, e të cilat janë sekuestruar.

“Sasia e produkteve të konfiskuara deri më tani është mbi 800 copë (produkte të ndryshme) si dhe 350 gram metale të çmuara (argjend)”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Poashtu është bërë e ditur se janë mbyllur me masë të përkohshme nga inspektorët e tregut tri biznesee pasi që të njëjtat konsiderohet se nuk i’u kanë mundësuar inspektorëve të kryejnë punën e tyre zyrtare

“MINT mbetet e përkushtuar në luftimin e informalitetit në të gjithë sektorët e tregtisë me mallra dhe shërbime, të mbrojë të drejtat e konsumatorëve, të eliminojë praktikat e padrejta tregtare si dhe të garantojë ligjshmërinë e qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve në treg. Aksioni po vazhdon akoma në Regjionin e Prizrenit dhe Gjakovës”, thuhet në njoftim.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy