Lajme

Inspektorati i Punës e gjobit RTK-në me 3 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 14 February 2023

Sindikata e Pavarur e RTK-së ka njoftuar se Radiotelevizioni i Kosoës është gjobitur me 3 mijë euro nga Inspektorati i Punës “për degradimin e jashtëligjshēm tē kryetarit të Sindikatës Fadil B.Hoxha”.

“Inspektorati i Punës e ka dënuar Radiotelevizionin e Kosovës me tre mijë euro gjobë për degradimin e jashtëligjshēm tē kryetarit të Sindikatës Fadil B.Hoxha. Në vendimin e Inspektoratit, të cilin e gjeni të bashkangjitur, RTK obligohet që në afat prej tetë ditēsh ta paguajë këtë dënim, në të kundērtën do të inicohet procedurë pērmbarimore. SPRTK- e mirëpret këtë vendim të Inspektoratit pēr ndëshkimin e paligjshmërisë, por në anën tjetër ështē e shqetësuar pēr dëmin financiar që po i shkaktohet Radiotelevizionit të Kosovës për shkak tē veprimeve të papērgjegjshme të Menaxhmentit”, thuhet në njoftim.

Sindikata ka një kërkesë për bordin e RTK-së.

-Advertisement-

“SPRTK kërkon nga Bordi i RTK-së qē ta thērras në pērgjegjësi Menaxhmentin, për dëmin materail dhe jomaterial që po ua shkakton të punësuarve tē RTK-së si dhe për dëmtimin e buxhetit dhe imazhit tē RTK-së. Gjithashtu, Kuvendi i Kosovës me kryesinë dhe komisionet përkatëse që mbikëqyrin Transmetuesin Publik, të reagojnē dhe të kërkojnē që përgjegjēsit për veprimet e paligjshme të japin llogari. Pasojat nga veprimet e jashtëligjshme si kjo e degradimit të kryetarit Hoxha, do ta përkeqësojnë edhe më shumë gjendjen financiare të RTK-së e cila edhe ashtu është e rëndë”, thuhet në komunikatë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera