Sport

Iniesta flet pas pensionimit të tij nga Spanja

Autori: Gazeta inFokus 20:34 | 01 July 2018

Andres Iniesta konfirmoi pas eliminimit të Spanjës se ai  do të pensionohet nga ekipi kombëtar.

Spanja ka humbur sot nga Rusia me rezultatin 4-3 (penallti) dhe është eliminuar nga Kupa e Botës, shkruan GazetaBlic

Kjo ishte edhe ndeshja e fundit e Iniestas me fanellën e kombëtares së Spanjës.

-Advertisement-

“Është e vërtetë, kjo ishte ndeshja ime e fundit me ekipin kombëtar dhe në nivel individual është një fazë e mrekullueshme”, tha mesfushori.

“Është një moment i vështirë dhe ne duhet ta analizojmë globalisht se çfarë nuk shkoi.”

“Spanja ka lojtarë të mirë të cilët mund të fitojnë diçka në të ardhmen. Kombëtarja do të vazhdojë, sepse lojtarët kanë nivel të lartë dhe mund të arrijnë diçka”, përfundoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera