Inflacioni në Kosovë shkon në 7.5 për qind
Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 11 March 2022
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka njoftuar të premten, më 11 mars, se norma vjetore e inflacionit e matur në muajin shkurt, 2022, me muajin shkurt, 2021, ishte 7.5 për qind.
Sipas ASK-së, rritje të çmimeve ka pasur buka dhe drithërat, qumështi, djathi, vezët, vajrat dhe yndyrat ushqimore.
Rritje të çmimeve kanë shënuar edhe pemët dhe perimet dhe shumë produkte tjera.
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit, sipas ASK-së është më i lartë prej 1.1 për qind në muajin shkurt, 2022, krahasuar me muajin janar, 2022.
Çmimet janë në trend të rritjes për shkak të krizës në tregje që ka shkaktuar pushtimi rus i Ukrainës.
Lufta në Ukrainë ka rritur në veçanti çmimet e energjisë, naftës dhe gazit.
Çmimet e konsumit kanë shënuar rritje edhe gjatë muajit mars.
Të enjten, më 10 mars, çmimi për një litër vaj nga 2.19 euro është rritur në 3.49 euro.
Kjo rritje e çmimit u konsiderua rritje artificiale dhe keqpërdorim nga ana e tregtarëve.
Inspektorati i Tregut në Kosovë, më 10 mars, mbylli përkohësisht dy depo të operatorëve ekonomikë në Fushë Kosovë dhe Graçanicë.
Kjo mbyllje ndodhi pasi Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njoftoi tregtarët se po bëjnë veprime mashtruese ndaj konsumatorit.
Sipas Ministrisë disa operatorë kanë zbrazur më 9 mars raftet e vajit ushqimor në pikat e shitjes me pakicë, duke krijuar përshtypjen se ka mungesë të produktit. Kurse, më 10 mars, kanë rikthyer këtë produkt me çmim 3,49 euro për litër.
Kosova është përballur me rritje çmimesh edhe para shpërthimit të luftës në Ukrainë.
Kjo ka ndodhur kryesisht për shkak të çrregullimeve në furnizime që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, inflacioni në janar të këtij viti ishte në 7.1 për qind, krahasuar me 0.2 për qind sa ka qenë në janar të vitit 2021.
Të tjera
-
Hovenier falënderon Kasanof për vizitën në Kosovë, përmbledh takimet dhe diskutimet që zhvilloi Emisari këto dy ditë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, k...
-
LAJMI I FUNDIT: Dardan Molliqaj konfirmon publikisht këtë çështje për biseden e Mimoza Kusari Lilës dhe Milan Radojiçiqit
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se do të ketë një aksion lidhur ...
-
EKSKLUZIVE: Dardan Molliqaj shpalos detaje tjera për mos pjesëmarrjen në zgjedhje
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka shprehur bindje...
-
Kosova ndan 200 mijë euro për Bosnje Hercegovinën pas dëmeve nga vërshimet
Qeveria e Kosovës ka ndarë 200 mijë euro ndihmë për të prekurit në Bosnje Her...
-
KPK dhe ZKPSH i dënojnë ashpër kërcëṇimet ndaj Petrit Kryeziut
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZK...
-
Mblidhet Qeveria, miraton rritjen e pensioneve – sa janë e sa do të bëhen tash e tutje?
Qeveria e Kosovës ka miratuar rritjen e shumës së përfitimit të skemave Pensi...
-
Musliu tha se Maqedonci ka dhënë dorëheqje, Ministria e Mbrojtjes e mohon
Ministria e Mbrojtjes ka demantuar lajmet se ministri Ejup Maqedonci ka...
-
BE-ja miraton agjendat e reformave të Kosovës dhe katër shteteve tjera për Planin e Rritjes
Vendet e Bashkimi Evropian i kanë miratuar të premten agjendat e reformave të...
-
Shqipëria nënshkruan dy marrëveshje me Hungarinë gjatë vizitës së Ramës në Budapest
Shqipëria dhe Hungaria i kanë nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi dhe kanë...
-
Hamza në Prizren: Na duhet program për qytetarët, jo për kabinete të ministrave
Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, në kuadër të punëtorive me ...
-
Pritjet e SHBA-së, Kasanof: Marrëveshja Bruksel-Ohër të zbatohet, Kosova ta çojë Draftin e Asociacionit në Kushtetuese
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përkrahin fuqishëm dialogun e lehtësuar nga...
-
Azemi për problemin me ushqim në FSK: Gjendja e ushtarëve sot është pasqyra më e mirë e këtij pushteti
Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi, ka reaguar lidhur me letrën e ankesës që koman...