Fun & Video

India, vendi më i rrezikshëm në botë për të jetuar gratë

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 27 June 2018

Një studim i ri nga ‘Thomson Reuters Foundation’ ka zbuluar se India është vendi më i rrezikshëm në botë për të jetuar një grua.

Ky raport është bazuar në anketimin e 550 ekspertëve të cilët merren me çështjet e grave, dhe që kanë zbuluar se India është shteti më i keqi në botë në aspektin e dhunës seksuale ndaj grave, në trafikimin njerëzor, në punë të detyruar, martesë të detyruar dhe skllavëri seksuale, transmeton Telegrafi.

Anketimi është kryer mes muajit mars dhe maj me ekspertë nga Evropa, Afrika, Amerika, Azia, etj.

-Advertisement-

Pjesëmarrësit e anketimit kanë qenë profesionistë, akademikë, punëtorë të organizatave joqeveritare, politik-bërës, specialistë zhvillimi, etj.

Përveç kësaj, India gjithashtu është klasifikuar si shteti më i rrezikshëm për rreziqet që gratë ballafaqohen nga praktikat tradicionale dhe kulturore, si sulmet me acid, gjymtimet gjenitale femërore, abuzimet fizike dhe martesat në fëmijëri.

Të dhënat e qeverisë tregojnë se rasti i krimeve të raportuara ndaj grave është rritur për 83% mes viteve 2007 dhe 2016, ku katër raste të përdhunimit raportohen çdo orë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera