Indi, murgeshat e Kung Fu-së japin leksione për vetëmbrojtje
Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 28 August 2017
Ato janë murgesha që dijnë të kujdesen për veten dhe kjo është një aftësi që ato janë të gatshme ta dëshmojnë e pse jo edhe ta ndajnë me të tjerët.
Ja pra, këto janë murgeshat e Kung Fu-së në Indi, të cilat po i mësojnë vetëmbrojtjen të rejave, në një kohë kur raportet për përdhunime në vend, janë thuajse të përditshme.
“Shumë njerëz mendojnë se murgeshat nuk bëjnë gjë tjetër veçse ulen dhe luten, por ne bëjmë më shumë. Ne hapim rrugën.Nëse ne veprojmë, njerëzit do të mendojnë,nëse murgeshat e bëjnë këtë, përse të mos e bëjmë edhe ne? Dhe Kung Fu-ja do t’i bëjë ata më të fortë dhe me më shumë vetëbesim”, thotë një nga murgeshat.
Jigme Wangchuk Lhamo, 19 vjeç, është një nga trajneret e Kung Fu-së dhe thotë se kishin vendosur të jepnin mësime për vetëmbrojtje pas dëgjimit të rasteve të përdhunimit apo molestimit.
Rajoni i thellë malor Ladakh i Indisë, është ndoshta vendi i fundit në botë ku çdo kush mund të presë të shohë shkelmime apo grushtime, veçanërisht kur këto vijnë nga të devotshëm fetarë.
Por, murgeshat, i udhëheqin studentët e tyre, përmes rregullave të budizmit himaljan, ku inkurajohen të praktikojnë artet marciale dhe të mbrojnë barazinë gjinore. Edhe rrobat e tyre tradicionale, ngjyrë të murrme, shpesh hiqen për t’u zëvendësuar me ato të arteve marciale.
Sa i takon studentëve të tyre, rreth 100 femra të moshës nga 13 deri në 28 vjeç, kanë ndjekur një kurs rigoroz që fillon në 6 të mëngjesit dhe mbaron në 9 të darkës, gjatë gushtit.
Ai përfshin mësimin e teknikave për sprapsjen e sulmeve nga prapa, lëvizje si hedhje në tokë apo goditje dhe diskutime se si duhet reaguar në një skenar të mundshëm agresioni seksual.
Në 2015-ën, më shumë se 34 mijë përdhunime u raportuan në Indi. Kjo shifër, është sipas aktivistëve vetëm maja e ajsbergut pasi shumë viktima kanë frikë t’i raportojnë rastet, sepse mendojnë se do të fajësohen dhe turpërohen nga familjet dhe komuniteti.
Të tjera
-
Vdes një person në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur në Qendrën Klinike...
-
Për nëntë muaj, Qeveria “Kurti” mbi 12 milionë euro shpenzime të udhëtimit dhe telekomunikimit
Mbi 12 milionë euro kanë arritur shpenzimet e udhëtimit dhe telekomunikimit t...
-
Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin
Me përjashtime nga puna, dëmtime të automjeteve e madje edhe me letra kërcënu...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...