Lajme

Incidenti me Osmanin, Miftaraj kritikon Kurtin që shkoi në Shkup: Vizitë e parakohshme dhe gabim

Autori: Gazeta inFokus 23:10 | 05 August 2024

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka shkruar të hënën në Facebook se është shumë e rëndësishme Kosova të ketë marrëdhënie të mira me Maqedoninë e Veriut, të cilat shton se duhet të ngritën në nivelin më të lartë.

Por, ai e ka quajtur të parakohshme vizitën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Shkup pas skandalit të së enjtes ku në një incident në Aeroportin e Shkupit ishte e përfshirë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se Maqedonia e Veriut do të duhej të kërkonte falje dhe sipas tij Qeveria nuk do të duhej të pranonte kompromis tjetër.

-Advertisement-

“Raportet Kosovë-Maqedoni e Veriut duhet të ruhen, promovohen dhe ngritën në nivelin më lartë.  Vet fakti se në Maqedoninë e Veriut jetojnë mbi 800 mijë shqiptarë, është interes jetik I këtij shteti dhe anasjelltas  i Kosovës dhe Shqipërisë që njëra tjetrën ta shohin si aleat, të sillen dhe veprojnë si aleat duke respektuar njeri tjetrin.  Mënyra si është trajtuar institucioni i Presidentit të Republikës së Kosovës është skandal diplomatik dhe më e pakta që do të duhej të pritej ishte kërkim falje nga Presidentja e Maqedonisë së Veriut dhe qeveria e këtij shteti dhe me zotim se ngjarje të tilla të mos ndodhin në të ardhmen”.

Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Kurti nuk do duhej në asnjë rrethanë të pranonte kompromis tjetër.  Vizita në Shkup pa kërkim falje nga ana e Maqedonisë Veriore ishte e parakohshme dhe gabim.   Partitë politike dhe institucionet në Kosovë mund të kenë dallimet e tyre të brendshme por në raport me shtetet tjera duhet të veprojnë si një.  Ne fund te fundit era e zgjedhjeve ne Kosove duhet te mbetet brenda kufijve te Kosovës dhe asesi te shfrytezohet politikisht ne vendet fqinje. Cenimi i dinjitetit të Presidentit të Republikës se Kosovës prek secilin qytetar dhe institucion ne Republikën e Kosovës, ku hyn edhe vet qeveria e Kosovës”, ka deklaruar Miftaraj

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera