Lajme

Incident tek rruga “B”: Dy persona aksidentohen me vetura, pastaj rrahen mes vete

Autori: Gazeta inFokus 20:20 | 20 July 2022

Dy persona që u aksidentuan me vetura në rrugën “B” nuk arritën që ta kapërdijnë lehtë atë që ndodhi.

Me t’u përplasur veturat e tyre, ata filluan të përplaseshin edhe fizikisht, shkruan lajmi.net.

Policia në lidhje me rastin ka thënë se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar që të dy të dyshuarit.

-Advertisement-

“Nga informatat e para bëhet e ditur se në njërin nga aksidentet janë përfshirë dy vetura , ndërkaq për rrjedhojë disa persona janë përfshirë në rrahje pas aksidentit. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar për në stacion dy persona”, ka thënë zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera